Itali: Deri më sot, 2022-ta viti më i nxehtë ndonjëherë

August 6, 2022
1 minut lexim

Shtatë muajt e parë e projektojnë 2022 si viti më i nxehtë ndonjëherë: Korriku sapo përfundoi dhe regjistroi +2,26 gradë mbi mesataren italiane nga viti 1800 (që nga momenti i grumbullimit të të dhënave) deri më sot dhe në përgjithësi 7 muajt e parë të vitit shënojnë +0,98 gradë.

Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara çdo muaj nga Instituti i Shkencave Atmosferike dhe Klimatike të Këshillit Kombëtar të Kërkimeve (Isac-Cnr) në Itali.

“Nëse 2022 do të përfundonte tani do të ishte viti më i nxehtë ndonjëherë”, komentoi Michele Brunetti nga Isac-Cnr për ANSA.

“Korriku i vitit 2022 është regjistruar si korriku i dytë më i nxehtë që nga matjet, i dyti pas vitit 2003, si dhe maji dhe qershori”, shpjegoi Brunetti.

Duke analizuar vetëm shtatë muajt e sapopërfunduar, viti 2022 regjistroi mesatare shumë të larta në të gjithë muajt, duke e projektuar veten si viti më i nxehtë italian ndonjëherë.

“Megjithatë, kjo nuk do të thotë se do të jetë me të vërtetë – specifikoi studiuesi i CNR – sepse nëse mesataret mujore do të bien në muajt e ardhshëm, mesatarja vjetore gjithashtu do të bjerë”.

Kryesues në renditjen e viteve më të nxehta në Itali që nga viti 1800 është ende viti 2018, me një anomali +1,58 gradë mbi mesataren e referencës, në të cilën muajt janar kishin një peshë të konsiderueshme me +2,37 gradë në krahasim me mesataren dhe prilli, më i nxehti ndonjëherë me +3.5 gradë mbi mesataren./Opinion.al

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Anija e parë e huaj mbërriti në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Story i radhës

A iu ndihmon seksi të bëni gjumë më të mirë?

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë