isufi viziton dy pemetari ne kravarice e gumnishte 62581e2984913

Isufi viziton dy pemëtari në Kravaricë e Gumnishtë

April 14, 2022
1 minut lexim

 Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, Bajram Isufi dhe zyrtarët profesional, Naser Muji dhe Ejup Byqmeti, ka vizituar ekonomitë bujqësore – pemëtare në fshatin Kravaricë dhe Gumnishtë, përkatësisht ‘’Fruitkos’’ e cila posedon 10 hektarë (ha) mollë, 5 ha dardhë, 2 ha vishnje, 1ha arrë, si dhe pemishtja “Dhëmetra’’ që posedon 26 ha kumbull dhe 30 ha vishnje.

Drejtori Isufi ka njoftuar se pemishtet janë tashmë në kultivim intensiv.

“Pemishtet kryesisht janë në kultivim intensiv, gjendja e pemëve është mjaftë e mirë dhe deri më tani nuk ka dëmtime nga temperaturat e ulëta, masat agroteknike të realizuara në tërësi si krasitja, spërkatja dimërore etj.

Kërkese e pemëtarëve është mbështetja institucionale me subvencione dhe grante si dhe rregullimi i infrastrukturës e sidomos asaj rrugore e cila ju mungon deri në pemishte”, ka thënë Isufi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

nato shpetoi zhdukjen e 2 milione shqiptareve 62581a2e5c2b7
Story i mëparshëm

NATO shpëtoi zhdukjen e 2 milionë shqiptarëve

bien ndjeshem rastet me covid 19 ne kosove bilanci i 24 oreve te fundit 62581e2c3d195
Story i radhës

Bien ndjeshëm rastet me Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Të fundit nga

ChatGPT dhe ekipet vetëvendosin norma sjelljeje

Një studim i fundit zbulon se ChatGPT dhe modelet e tjera të mëdha gjuhësore të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) kanë aftësinë për vetëorganizim dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje njerëzore. Kur
ShkoLartë