Istogu larg me cilësi ndaj Ferizajt, fiton Superkupën e Kosovës 

Istogu ka fituar trofeun e parë për vitin 2023 njëherësh Superkupën e Kosovës, që u organizuar për herë të parë nga Federata e Hendbollit e Kosovës, për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Kjo garë tani e tutje do të jetë tradicionale.

Vashat e Istogut shënuan fitore me rezultat 33:17 (17:8) ndaj Ferizajt, në finalen që u zhvillua në palestrën e sportit në Istog.

Istogu larg me cilësi ndaj Ferizajt, por kjo e fundi ka edhe disa lojtare të reja dhe të papërvoja. 

Pjesa e parë ka përfunduar me nëntë gola dallim (17:8) në të mirë të Istogut.

Në pjesën e dytë, pritej një lojë më e mirë nga ferizajaset por nuk ndodhi, kësisoj Istogu thellon epërsinë në 16 gola (25:9) në minutën e 43-të.

Istogu ka shënuar fitore të thellë me rezultat 33:17 kundër Ferizajt.

Faruk Shala, kryetrajner i Istogut, është i kënaqur me angazhim dhe lojën e vashave të tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rexhepi: Si skuadër jemi futur në një tunel ku kthim prapa nuk ka 

Story i radhës

Parlamenti i Moldavisë miraton qeverinë e re pro-perëndimore

Të fundit nga