Istogu fiton në Vushtrri, Vëllaznimi mposht Samadrexhën

1 minut lexim

Kampioni në fuqi, Istogu, e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Të dielën në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”, Istogu e mposhti Vushtrrinë me rezultatin 27:25. Kjo ishte kryendeshja e xhiros së dytë të Superligës së hendbollisteve.

Të dielën u luajt edhe një ndeshje tjetër e javës së dytë.

Në Gjakovë janë takuar Vëllaznimi e Samadrexha. Fitore me rezultat 28:24 ka shënuar skuadra gjakovare, Vëllaznimi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Deçan e ndërpret grevën, nesër fillon mësimi

Story i radhës

Patriarku rus bën deklaratën e habitshme: Kush vdes në luftë i lahen mëkatet

Të fundit nga