Istogu ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 3:2 ndaj Phoenix të Banjës, në ndeshjen e javës së 8-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
Ndeshja u luajt në fushën e Vitomiricës.
Phoniex nuk i mjaftuan dy golat e Milicajt.
Për Istogun shënuan Tolaj, Arifaj dhe Alushaj.
Në dy golat e parë asistoi Gërvalla dhe në të tretin Arifaj.
Trepça e Mitrovicës është në krizë të rezultateve, pësoi humbje me 1:0 si mysafire e Drenasit.
Rahovecit pëson edhe një humbje, kësaj radhe në udhëtim me 1:0 nga A&N e Prizrenit.
Feronikeli 74 kryeson me 15 pikë pasojnë Istogu 15, Drenasi 15, Rahoveci 14, Phoniex 13, Liria 12, A&N 10. Rilindja 1974 7. Trepça 5 dhe Vëllaznimi 0 pikë.
Grupi A
Feronikeli 74 – Liria 2:2
Phoniex – Istogu 2:3
Drenasi – Trepça 1:0
A&N – Rahoveci 1:0
Të dielën
Vëllazmimi – Rilindja 1974
Ndeshjet fillojnë në orën 13.00