Istogu debutues sfidon Trepçën, Prishtina përballet me Prizrenin

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me ndeshjet e radhës në kuadër të javës së parë.

Këtë të shtunë në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje.

Istogu, që debuton në Superligë, do të luajë ndaj Trepçës, me fillim prej orës 17:00.

Për shkak të problemeve me palestër në Istog, kjo ndeshje do të zhvillohet në “Mizahir Isma” të Rahovecit.

Përballja tjetër për ditën e sotme është ajo mes Sigal Prishtinës dhe Proton Cable Prizrenit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Sezai Surroi” të Prizrenit, për shkak se palestra sportive në kryeqyet është ende në procesin e rinovimit.

Përballja mes Prishtinës dhe Prizrenit nis në ora 19:00. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kundër infermieres së onkologjisë është ngritur akuzë për mashtrim

Story i radhës

Lihet në burg Klered Bozhanaj, avokati i tij kërkon ekspertim të gjendjes mendore

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez