istogu bartes i grupit ne edicionin 2024 2025 te ehf european cup 668d2cbc626c6

Istogu bartës i grupit në edicionin 2024/2025 të EHF European Cup 

July 9, 2024
1 minut lexim

Istogu, kampione e Kosovës, pretendon të paraqitet sa më mirë në edicionin e ri të garave evropiane. Lajmi i mirë për klubin e Istogut me trajner Faruk Shalën është se janë bartëse të grupit.

Istogu renditet në vend të 82-të në EHF.  

“Istogu bartës i grupit në edicionin 2024/2025 të EHF European Cup 

64 skuadrat evropiane do të fillojnë garimin nga raundi i dytë,  ndeshjet e para janë planifikuar të zhvillohen 5/6 Tetor ndërsa ajo e kthimit 12/13 Tetor.

Shorti për raundin e dytë do të hidhet më 16 Korrik në Vjenë në orën 11:00, dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin “Home of Handball” të EHF-së në YouTube.

Istogu tanimë njihet për rezultate të mira në pjesëmarrjet e deritanishme në Kupat Evropiane. 

Edicioni 2024/2025 do të jetë i teti radhazi në Evropë.

Ndonëse skuadra jonë po përjeton ndërrimin e gjeneratës dhe largimin e disa lojtareve të huaja, ka synime të mëdha, edhe pse pritet të paraqitet më një përbërje krejt ndryshe nga vitet e kaluara; 80% e skuadrës është kompletuar  ndërsa deri në fillim të
fazës përgatitore që fillon në Gusht skuadra do të kompletohet ku do t’ju njoftojmë më përberjen e plotë.

Ju faleminderit për besimin, së bashku për një Istog Evropian”, njofton KHF Istogu.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kryeministri sllovak kthehet ne pune pas atentatit 668d2aa4a5d3d
Story i mëparshëm

Kryeministri sllovak kthehet në punë pas atentatit

5 menyra per forcimin natyral te flokeve si te kujdeseni 668d2d74dd99a
Story i radhës

5 Mënyra për Forcimin Natyral të Flokëve – Si të Kujdeseni

Të fundit nga

Boksieri shqiptar gati për sfidën e radhës

Kampioni shqiptar nga Shkodra vazhdon rrugëtimin drejt majave të boksit botëror, ndërsa për disa ditë në Gjermani ndeshet me kolumbianin, Castillo. Nelson Hysa, kampioni i Europës në peshat e rënda dhe një
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë