istanbul fillon trajtimi i fotoreporterit abu amra i cili u qellua nga ushtaret izraelite 6508659f0dcd4

Istanbul, fillon trajtimi i fotoreporterit Abu Amra, i cili u qëllua nga ushtarët izraelitë

September 18, 2023
1 minut lexim

Në Istanbul ka filluar trajtimi i Ashraf Abu Amra, fotoreporterit të pavarur palestinez që punon për Anadolu, i cili u plagos gjatë ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestat e zhvilluara në kufirin e Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Ai erdhi në Istanbul mëngjesin e sotëm për të kryer trajtimin mjekësor.

Abu Amra, i cili u qëllua dhe u plagos në dorë nga ushtarët izraelitë, u soll në spitalin “Başakşehir Çam and Sakura City Hospital”​​​​​​​ dhe u ekzaminua në Departamentin e kirurgjisë së dorës.

Mjekët vendosën që Abu Amra të trajtohet në spital për 5 ditë për shkak të infeksionit në dorë. Me operacionin që planifikohet të kryhet nesër, do të kontrollohen muskujt dhe indet në dorën e tij.

Ushtarët izraelitë, të cilët ndërhynë në protestat e mbajtura më 15 shtator në mbështetje të xhamisë Al-Aksa dhe të burgosurve palestinezë në kufirin me Rripin e bllokuar të Gazës, plagosën në dorë fotoreporterin palestinez Ashraf Abu Amra, i cili punon si fotoreporter i pavarur për Anadolu që nga viti 2013.





MARKETING

RENT A CAR

17 vjecari e vret shokun e ngushte ne turqi per shkak te nje postimi ne rrjetet sociale 650861a5b1750
Story i mëparshëm

17-vjeçari e vret shokun e ngushtë në Turqi për shkak të një postimi në rrjetet sociale

programi i kodimit ne shqiperi mbi 4100 te rinj kane aplikuar gjate ketij viti 6508661838730
Story i radhës

Programi i Kodimit në Shqipëri, mbi 4100 të rinj kanë aplikuar gjatë këtij viti

Të fundit nga

Gjenden të vdekur pesë skiatorë në Zvicër

Pesë skiatorë janë gjetur të vdekur pranë malit Rimpfischhorn të Zvicrës. Shërbimet e urgjencës ngritën alarmin një ditë më parë për disa ski të braktisura në një lartësi prej rreth 4,000 metrash.

Liverpooli befason klubin rival

“Garda e Nderit” rezervohet për skuadrën kampione përgjithësisht, ndërsa në Angli është regjistruar një episod i veçantë. Në javën e 38-të dhe të fundit, Liverpooli dhe Cristal Palace kanë vendosur që të nderojnë njëri
ShkoLartë