Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet e shtatorit në hapje të edicionit të ri të Ligës së Kombeve në futboll.
Në kampin maqedonas mbizotëron një optimizëm i madh, me të cilin pajtohet edhe futbollisti që luan për skuadrën rumune Sepsi, Isnik Alimi.
“Ne po shkojmë për tre pikë të sigurta në Ishujt Faroe, edhe pse e dimë se do të jetë lojë e vështirë.
Kemi lojtarë të mirë dhe duhet të bëjmë lojën tonë. Ishujt Faroe janë kombëtare që fokusohen në mbrojtje, por ne do të luajmë shpejt, të gjejmë hapësira dhe nëse shënojmë gol të shpejtë, do të jetë më e lehtë për ne” – thotë Alimi.
Burimi: botasot.info