Shqipëria u mund në “Air Albania” me rezultatin 1-3 përballë Italisë në miqësore. Ismajli ishte ai që shënoi për kuqezinjtë në këtë sfidë dhe për këtë gjë ai u ndje shumë i lumtur, por kërkon akoma më shumë punë për të bërë më mirë.
Ky gol nuk vjen nga rastësia. E prisje të shënoje? – “Të them të drejtën kemi bërë një ndeshje të madhe. Kemi luftuar deri në fund. E kam pritur golin. Jam në një formë mjaftë të mirë. shpresoj të vazhdoj kështu.
Pse na ndodh kjo në shumë raste? – Pas golit na zuri euforia. Goli i parë ishte pak fat, i dyti me kundërsulm. Me punë dhe përkushtim mund t’i korrigjojmë këto gabime.
Në një skuadër më me emër? – Shpresoj të vijë diçka më e mirë dhe me punë do të shohim gjithmonë suksese”, u shpreh Ismajli për “Super Sport”.