​Ismaili takon zëvendëspresidenten e Bankës Botërore, e njofton për përparimin e BQK-së

April 25, 2025
1 minut lexim

Gjatë takimeve pranverore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në Washington DC, guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili me zëvendëspresidenten e BB Antonella Bassani.

Guvernatori Ismaili informoi Bassani mbi zhvillimet kryesore në sektorin financiar të Kosovës, reformat e ndërmarra në kuadër të Planit Strategjik të BQK-së, si dhe mbi projektet në zbatim me mbështetjen e Grupit të Bankës Botërore.

Ai theksoi përparimin e bërë nga BQK-ja në procesin e para-aplikimit pranë Komisionit Evropian për anëtarësim në SEPA.

Ismaili mori pjesë në takimin e Konstituencës së Bankës Botërore, të kryesuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave të Belgjikës, Jan Jambon. Guvernatori Ismaili paraqiti pikëpamjet e tij për zhvillimin e mëtejshëm të projekteve dhe për prioritetet e përbashkëta, duke theksuar përkushtimin e Kosovës për partneritet dhe bashkëpunim në realizimin e tyre”, thuhet në komunikatën e BQK-së.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Procesi i dezinsektimit në Divjakë/ Zëvendës kryeministrja Balluku dhe Koçiu në inspektim

Story i radhës

OpenAI lançon një version të “lehtë” të Deep Research në ChatGPT

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë