ismaili pjese e mysafireve te larte ne stervitjen seven stars 2025 67f7bb4139872

Ismaili: Pjesë e Mysafirëve të lartë në stërvitjen “Seven Stars 2025”

April 10, 2025
1 minut lexim

Zëvendësministrja e Mbrojtjes Elfete Ismaili, ka marrë pjesë në Ditën e Mysafirëve të Lartë të stërvitjes shumëkombëshe “Seven Stars 25”, të organizuar nga Forcat Shumëkombëshe Paqëruajtëse e Evropës Juglindore (SEEBRIG). Stërvitja u zhvillua në Veles dhe në zonën stërvitore të Krivollakut.

 

Zëvendësministrja Elfete Ismaili ka informuar ae kjo stërvitje, e ndërtuar mbi parimet e operacioneve për mbështetjen e paqes, simuloi skenarë të ndërlikuar që përfshinin patrullimin e korridoreve logjistike, reagimin ndaj incidenteve të improvizuara dhe menaxhimin e situatave me përfshirje të popullatës civile.

 

“Njësitë tona të deklaruara, një kompani dhe një togë këmbësorike, u paraqitën me nivel të lartë gatishmërie, disipline dhe profesionalizmi, duke reflektuar përkushtimin e Forcave të Armatosura ndaj standardeve shumëkombëshe të bashkëpunimit ushtarak. Pjesëmarrja në këtë aktivitet dëshmon vendosmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të kontribuar në sigurinë rajonale, përmes thellimit të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë. Ndërveprueshmëria, partneriteti dhe shkëmbimi i përvojave mbeten themel për ndërtimin e një ambienti të qëndrueshëm dhe të sigurt në rajon”, ka informuar Ismaili.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

gjesti i drejtohet me tone te larta jozit nuk do te shkosh ne finale kuptoje 67f7b711cb55b
Story i mëparshëm

Gjesti i drejtohet me tone të larta Jozit: Nuk do të shkosh në finale, kuptoje

nuk ka te lenduar nga zjarri prane qendres klinike jane perfshire dy automjete dhe fasada e nderteses 67f7bb43ba4e4
Story i radhës

Nuk ka të lënduar nga zjarri pranë Qendrës Klinike, janë përfshirë dy automjete dhe fasada e ndërtesës

Të fundit nga

ShkoLartë