ismaili per bajram te tregojme kulture fetare 626ef3bc36b69

Ismaili: Për Bajram të tregojmë kulturë fetare

May 1, 2022
min lexim
279412767 593356345477797 6150050420826421334 n

Paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të gjithë ne!
Të nderuar vëllezër e motra,
Erdhi momenti i ndarjes nga miku ynë i dashur, erdhi momenti që të percjellim edhe këtë Ramazan, të percjellim muajin e përpjekjeve tona për pastrim shpirtëror , muajn e agjërimit; muajin e edukimit; muajin e përkushtimit, muajin e pastrimit shpirtëror.
Çdo besimtar në keto çaste, përballet me dy ndjesi; gëzimin dhe mërzinë.

Ndjehemi të pikëlluar ngase ndahemi nga muaji i bekuar, andaj ky pikëllim e kjo mërzi dalin nga thellësia e zemrës sonë sepse si kujtes e kemi thënien e Muhamed Mustafasë s.a.v.s. “Sikur pasardhësit e mi ta dinë vleren e Ramazanit, do të deshironin që tërë viti të jetë Ramazan”
Por, në anën tjetër gëzohemi për shume arsye, ngase me ibatetet e kryera gjatë Ramazanit, e sidomos me agjërimin, kemi arritur që t’i mposhtim veset e keqia, pra kemi arritur që të mposhtim egoizmin , epshin, zilinë e kopracinë.

Këto tridhjetë ditë në ibadet të plotë ishin një kalitje dhe spartrim i shpirtit, perforcim i vullnetit të mirë dhe gjallerim i ndërgjegjes.
Qofshin të bekuar të gjithë ata qe me qenien e tyre iu qasën shfrytëzimit të të mirave të ketij muaji të shenjtë e me shumë krenari po e presin Festën e Fitër Bajramit.

Me rastin e festës se Bajramit, të gjithë ne duhet të tregojmë nivelin e kulturës fetare dhe karakterin e personalitetit tonë duke ia shtri dorën gjithsecilit e të kërkojmë falje nga dikush që ndoshta pa dashje e keni lënduar, dikë me të cilin ndoshta nuk jeni përshendetur gjatë kohë.
Ne, sot dhe kurdoherë duhet të jemi afër të varfërve afër të sëmurëve, afër skamnorëve. afër nevojtarëve dhe jetimëve dhe afër gjithë atyre që kanë nevojë për dorën tonë të shtrirë.

I lutem Allahut qe të na i pranojë ibadetet dhe të na udhëzojë në rrugë të drejtë, e të na e mundësojë që edhe pas bajramit të jetojmë me principet islame.

Në fund të këtij mesazhi, më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Myftinisë së Shkupit , të gjithë muslimanëve të ua uroj nga zemra për shumë vjet Fitër Bajramin!
Dr. Qenan ef. Ismaili
Myfti

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

9 gjerat qe ju bejne te sigurt para te tjereve 626eecf04ab24
Story i mëparshëm

​9 gjërat që ju bëjnë të sigurt para të tjerëve

fitore e rendesishme e demajt dhe hajdarit 626ef77b2402b
Story i radhës

Fitore e rëndësishme e Demajt dhe Hajdarit

Të fundit nga

ShkoLartë