Ismaili: Ideja se jemi ‘të butë’ me kritikë ndaj Vetëvendosjes, nuk qëndron

November 14, 2024
min lexim

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se PDK është kritiku për diskurs të butë ndaj partisë në pushtet.

Ndërsa sipas tij kjo është munduar të arsyetohet me idenë se ky diskurs ekziston i tillë se janë marrë vesh që pas zgjedhjeve në çfarëdo forme të bëhen bashkë sidomos pas takimit mes Albin Kurtit dhe Memli Krasniqit.

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili është përgjigjur lidhur me këtë por edhe për kritikën se pse PDK nuk e ka kandiduar kryetarin e saj për kryeministër, Memli Krasniqi por Bedri Hamzën.

“Ideja se ne jemi të butë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje nuk qëndron. Ne kemi pasur debate të shumta me ta në Kuvend, ndoshta nuk i kemi manifestu në mënyrën qysh njerëzit janë mësuar me manifestimet e Lëvizjes Vendosje në opozitë. Mandje, duke qenë se ata kanë qenë të fundit në opozitë para se me marr pushtetin kur e morën, njerëzve dmth ajo ju ka mbet si ‘kallëp’, pra ai modeli i fundit se si duhet me qenë. Ne nuk kemi qenë, ne nuk e kemi mar atë drejtim, mirëpo kritikën tonë e kemi majt në Kuvend shumicën e kohës dhe konferenca për shtyp”, ka thënë Ismaili.

I dyti i PDK-së ka thënë se gjithnjë lidhur me kritikën kanë qenë të vetëdijshëm se do të vije kohe e ballafaqimit me programe dhe të punës së tyre[LVV-së] të cilën e kanë bërë në debatet të cilat do të organizohen për zgjedhje.

“Aty kemi me pas mundësinë që qytetarët me na pa ballë për ballë njëri tjetrit edhe me na vlerësu, punën e tyre edh eneve”, ka thënë Ismaili.

Ai ka thënë gjithashtu se opozitën në fund  vlerëson rezultati zgjedhor.

‘Secila ka të drejtë me zgjedh formën e vet e me besu se kjo e zgjedh. Nëse qaj rezultat është më i mirë se ta themi kritikës mesatare që ia kanë bë atëherë tregon se ata kanë pas të drejtë”, ka thënë ai.

Ismaili tutje është shprehur se Memli Krasniqi ka marr drejtimin e PDK-së në një moment shumë të rëndë për subjektin e tyre politik, pasi që dy ish kryetarët e saj u morën në Hagë, andaj për Krasniqin sipas Ismailit ka qenë “një barrë e rëndë”.

‘Vendimi për zoti Hamza ka qenë vendimi më jovetiak i kryetarit tonë sepse ai e ka pasë mbështetjen për me dal kryeministër dhe ne ishim mobilizu njësoj si për zoti Hamza”, ka thënë Ismaili.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pension i 13-të për të moshuarit? Ekspertja e ekonomisë zbulon detajet: Nga ky apo viti 2025, po diskutohet…

Story i radhës

Gruaja e kapi duke e ‘tradhtuar’, burri befason me rrëfimin: Ja çka bëri ajo më pas!

Të fundit nga

ShkoLartë