Ismail Kadare do të shpallet Qytetar Nderi i Tetovës

1 minut lexim

Propozimi që shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare të shpallet Qytetar Nderi i Tetovës, mori mbështetjen e Këshillit të Komunës së Tetovës. Në seancën e djeshme, këshilltarët unanimisht, respektivisht 31 këshilltarët votuan pro këtij vendimi. Por, në seancë nuk është bërë e ditur se kur do t’i jepet çmimi shkrimtarit shqiptar, por vetëm u fol për personalitetin e tij dhe rëndësinë që përfaqëson ai.

“Ndër pikat e seancës së katërt që u miratua ishte edhe pika që shkrimtari i njohur shqiptar dhe ndërkombëtar Ismail Kadare të shpallet Qytetar Nderi i Tetovës”, tha Besar Durmishi, kryetar i Këshillit të Komunës.

Lidhur me propozimin, vërejtje kishin këshilltarët e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, të cilët kërkuan që në të ardhmen – Qytetar Nderi të shpallen edhe personalitete maqedonas, duke u thirrur në ambientin multietnik në Tetovë. Kurse, këshilltarët e VMRO-DPME-së thanë se kanë përpiluar listë me emra që do të prezantohen në të ardhmen e të cilët janë personalitete maqedonase dhe meritojnë të shpallen Qytetar Nderi. (U.H)

Story i mëparshëm

Monika Lubonja nuk i kursen “thumbat” për produksionin e “BBV”

Story i radhës

Meshkujt zbuluan se kur është koha e duhur për t’u martuar: Ata nuk duan të martohen para kësaj moshe

Të fundit nga