Isli Islami rrëfen për herë të parë dhunën në familje dhe divorcin e prindërve

December 17, 2022
1 minut lexim

Dhuna në familje mbetet një plagë e madhe e shoqërisë shqiptare. Një plagë nga e cila nuk ka shpëtuar as moderatori Isli Islami.

Për herë të parë, Isli ka rrëfyer mes lotësh dhe dhimbjeje se si ka qenë dëshmitar i dhunës që babai ka ushtruar ndaj nënës së tij, teksa divorcin mes tyre e konsideron si ‘një nga gjërat më të mira që i ka ndodhur në familje’.

Gratë janë heroinat e vërteta në këto histori të trishta, por edhe frymëzuese dhe të tillë e konsideron edhe moderatori nënën e tij.

“Unë vij nga një familje me prindër të divorcuar dhe gjatë gjithë historisë sime kam qenë dëshmitar i një dhune që ka qenë e vazhdueshme. Dhunë fizike, dhunë psikologjike, abuzim në të gjitha format…Divorci në familjen time ka qenë një nga gjërat më të mira që ka ndodhur. Unë jam shumë i lidhur me nënën time dhe ajo ka arritur të jetë heroina e gjithë kësaj situate. E kam parë se si ka shtrënguar dhëmbët përpara dhimbjes, poshtërimit, sikletit, mërzitjes, zhgënjimit, lëndimit. Për shkak të dashurisë që ka pasur për ne gjithmonë e ka gjetur rrugën si të ngre kokë. Për këtë e vlerësoj shumë, e admiroj shumë. Kam marrë me kalimin e viteve shumë cilësi që ajo i ka dhe shpresoj që t’i kem edhe unë kur të jem prind dhe fëmijët të shohin tek unë që përtej vështirësive gjithmonë të dalim ballëlart dhe të themi “OK, kemi kaluar gjëra të këqija por ja kur jemi më të fortë””.-rrëfeu Isli në ‘Dancing with the Stars’.

Dhe për babain? Për babain ai dha një mesazh shumë të fortë dhe të bukur, duke u shprehur:

“Falini njerëzit që ju kanë bërë gjëra të këqija dhe ju kanë shkaktuar dhimbje sepse mendoj se nuk ka gjë më të bukur dhe çlirim më të madh sesa të falësh dhe bekosh personin që të ka shkaktuar dhimbje.”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia i paralajmëron Perëndimin: Sanksionet reja që keni vendosur do të dëmtojnë Bashkimin Europian

Story i radhës

Goditja ndaj Berishës/ “Agresori ka studiuar hapat”, Meta: Provokim ndaj opozitës

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë