Islami tregon a mund të kenë tani probleme mërgimtarët e Kosovës nëpër Serbi

min lexim

Njohësi i sigurisë, Avni Islami thotë se vrasje e policit serb, siç po pretendohet që autori të jetë nga Kosova, të paraqes shqetësim për mërgimtarët që kalojnë përmes Serbisë.

“Ne përmes mediave dhe përmes deklaratave të zvkryeministrit serb Ivica Daçiq u deklarua se kemi të bëjmë me një vrasje të një polici në territorin e Serbisë.Përderisa nuk kemi një version zyrtar ku do të identifikohet kryersi i kësaj vrasje, nuk besoj se mund të paraqitet ndonjë shqetësim lidhur me mërgimtarët tanë të cilët vijnë në Kosovë përmes Serbisë”, tha ai.

Islami thotë se nuk ka si të paraqes problem kalimi i tyre nëpërmjet Serbisë derisa nuk ka version zyrtar dhe të identifikohet vrasësi i policit. Ai thotë se ky është rast i izoluar dhe nuk kemi të bëjmë me vrasje të organizuar apo strukturuar.

“Thirrja e MPJ se mërgimtarët duhet të kenë kujdes gjatë kalimit nëpërmjet Serbisë, unë nuk pres që të ketë ndonjë implikim në kë rast. Kjo ngase është rast i izoluar pra nuk është rast i organizuar dhe i strukturuar ngase individët mund të kenë, qoftë shqiptar shoqftë të nacionaliteteve tjera, ndonjë vrasje ose vepër më të rëndë penale”, deklaroi tutje ai.

Në fund, Islami nuk pres përshkallëzim të situatës. “Nuk pres që ky rast të paraqes ose përshkallëzoj situatën, apo edhe të maltretohen mërgimtarët tanë të cilët do të vjnë përmes Serbisë” , tha ai për Fo.

-Gjatë ditës së sotme, lidhur me këtë rast, pati reagime të shumta nga nivele të ndryshme në vend.

Për këtë vrasje u pyet edhe kryeministri Albin Kurti i cila tha se po grumbullojnë informacione dhe se pret që kjo çështje të mos politizohet.

Poashtu ishte edhe babai i Faton dhe Artan Hajrizit i cili i prononcua për medie ku tha se Faton Hajrazi ka marrë pasaportën e vëllait të tij, Artanit, që nga autoritet serbe po pretendohet se është gjetur në Loznicë të Serbisë, ku u vra një polic serb.

“Fatoni i ka bërë ato punë, pasaportën e tij (Artanit) ia ka marrë, u shku në Gjermani atje ia ka marrë. Unë jam babai i tij.” – ka thënë ai për medie.

Disa orë pas kryerjes së këtij rasti, u raportua nga mediet serbe se është arrestuar shoferi i veturës nga i cili u qëlluan policët në afërsi të Loznicës.

“Shoferi i veturës nga i cili është qëlluar është ndaluar deri në 48 orë nga Prokuroria Themelore Publike në Loznicë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandës me njerëz”, ka thënë për Tanjug nga Prokuroria e Lartë Publike në Shabac.

Pas raportimit për arrestimin e shoferit, mediat në Bosnjë raportojnë për një të arrestuar në lidhje me rastin. Kjo informatë thuhet se është mësuar jozyrtarisht nga Radio Televizioni i Republika Sërpskas (RTRS).

Story i mëparshëm

3 shenjat e horoskopit që harxhojnë më shumë kohë online!

Story i radhës

Leja për Belerin, Lala zbardh prapaskenat e bujshme: Rama bëri marrëveshje politike, t’ju kërkojë falje shqiptarëve

Të fundit nga