Ish kreu i LPK-së, Bedri Islami gjatë ditës ka takuar zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi.
Në një status në “Facebook”, Islami ka thënë se me Grubin njihet nëpërmes kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe të njëjtin e ka cilësuar si njeri serioz dhe besnik ndaj vizioneve, idesë së lirisë dhe së prosperitetit, të kombit.
Islami ka thënë se Grubi punët i merr tejet seriozisht dhe ka ndjenjën e detyrës deri në skajin e mundshëm.
Statusi i plotë i Islamit:
Me zoteri Artan Grubi, zevendeskryeministri i pare i
Maqedonise se Veriut.
Ndër të gjithë miqtë e përbashkët që kemi me Ali Ahmetin, e kam njohur më vonë Artan Grubin dhe jam i nderuar nga njohja jonë.
Artan Grubi është njeri serioz, që punët i merr tejet seriozisht dhe ka ndjenjën e detyrës deri në skajin e mundshëm.
Shpesh herë më thonë miqtë e mi se Artani është njeriu besnik i Ali Ahmetit. Unë do e spjegoja disi ndryshe, nga që Aliun e kam mik prej gati 30 viteve dhe tash një dekadë e gjysmë kam njohur Artanin dhe e di miqësinë e tyre.
Artan është mbi të gjitha besnik i vizioneve, idesë së lirisë dhe së prosperitetit, të kombit dhe të popullit të tij, ndaj , pikërisht kjo ndjenjë e shumëfishtë ka qenë hallka e parë që e ka shtyrë drejt forcimit një miqësi, e cila nuk do të kishte vlerë nëse nuk do të ishin pikërisht përcaktime të tilla.
Aliu është njeri i paqtë, fisnik, i matur dhe i drejtë, vizionar dhe e di se cilat janë qëllimet e përcaktuara në rrugën e tij.
Artani i ka të tijat këto ide dhe maturi, është besnik ndaj punës, por edhe ndaj besimit.
Është në vendin e duhur.
Jam gjithnjë i nderuar në miqësinë e tij.
Respekt!
https://www.facebook.com/photo/?fbid=10221932443196007&set=a.1633571194966