Islam Abazi në krye të PNKOK-së,do të shohë menjëherë lëndët dhe problemet

November 16, 2022
1 minut lexim

Pas betimit solemn në Këshillin e Prokurorëve, shefi i ri i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion edhe zyrtarisht mori detyrën nga prokurorja, Villma Ruskoska. Abazi u zotua se në mënyrë profesionale dhe me nder do ta kryejë funksionin që iu besua nga kolegët.

Marketing

Tha se fillimisht do të njoftohet me punën dhe lëndët në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

“Unë do ta shoh gjendjen se si është në atë prokurori, deri më tani nuk kam pasur qasje. Menjëherë, gjatë ditës së sotme do t’i thërras prokurorët të më njoftojnë me të gjitha lëndët që kanë zgjuar interes në opinion. Të më njoftojnë se në cilën fazë të procedurës janë, çka kanë vepruar, çka presin, a kanë dhënë ndonjë urdhër dhe nëse me ato dëshmi të mbledhura mund të sillet vendim publik i prokurorit. Do t’i shohim të gjitha problemet me qëllim të jemi të suksesshëm.”,- theksoi shefi i PNKOK-së, Islam Abazi.

Ai  edhe një herë përsëriti se nuk ka relacione të afërta me funksionarë të BDI-së dhe se fotografitë që u paraqitën në opinion janë nga dasma apo ngjarje dhe nuk do të ndikojnë aspak në punën e tij.

Abazi vjen në vendin e Ruskoskës pas zgjedhjeve të drejtpërdrejta më 7 nëntor, ku mori votat e 66 prokurorëve në vend.

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shtyhet dëgjimi i Viktor Dimovskit, të premten do të raportojë se si Onishchenko mori shtetësi të RMV

Story i radhës

Pavard ‘dridh’ Bayernin

Të fundit nga

Asgjë nuk është e pamundur

Asgjë nuk është e pamundur. Nëse nuk mendoni kështu, ju do të jetoni me paaftësinë për të lëvizur, për të krijuar, për të evoluar, për të realizuar ëndrrat tuaja, të jeni të

A po i pengon qeveria projektet e Prishtinës?

Për sfidat, sukseset dhe planet e punës thirri konferencë për media. I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tregoi se 2024-ta ishte goxha vit sfidues për Prishtinën. Ai foli për sfidat që kanë
ShkoLartë