Islam Abazi bashkëfshatari “Abaz Gjukës” kryeprokuror për luftim të korrupsionit!

min lexim

Shkup, 10 nëntor – Prokurori nga Gostivari, Islam Abazi, është zgjedhur shef i ri i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, në vend të Villma Ruskovskës. Ai është një mister për opinionin vendor sepse mezi gjendet një fotografi e tij apo diçka lidhur me të. Ajo që u kuptua si informacion fillestar ishte fakti se vinte nga fshati Zajaz, i Kërçovës, dhe ndryshe u identifikua si bashkëfshatari i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili gjatë kohës së veprimtarisë së tij ilegale është njohur si Abaz Gjuka. Zgjedhja e tij në këtë pozitë është bërë pikërisht në ditën që kreu i Qeverisë kishte thirre në takim liderët e partive politike për të diskutuar për aktualitetin politik. Pikërisht, kjo ditë konsiderohet të jetë fitore për BDI-në sepse në krye të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, është një bashkëfshatar i liderit të BDI-së, kjo mbase lë hapësirë për të dyshuar, shkruan Zhurnal.

 

Islam Abazi ishte i pakapshëm për mediat-

Para zgjedhjes së tij, ai fare nuk ka komunikuar me mediat, nuk ka dhënë deklarata, nuk ka udhëhequr fushata, e as që ka prezantuar program të tij për atë se si planifikon të menaxhojë me këtë prokurori. Abazi është i vetmi kandidat i cili nuk deshti të komunikojë me mediat, të cilat periudhën e fundit përpiqeshin të bien në kontakt me të. Nuk është përgjigjur në telefon, nuk ka dhënë deklarata, e as nuk është paraqitur në debate.

Kush është Islam Abazi?

Biografinë e tij nuk e kishin as disa anëtarë të këshillit, të cilët pjesa më e madhe votuan për të. Pa plan e pa program, 66 nga 160 prokurorë kanë vlerësuar se ai është i duhuri për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në shtet. Mbase, kjo është të ardhur çudi se pa e njohur e pa ditë se për çfarë kuadër bëhet fjalë të votohej, si duket votat e prokuroëve lehtë jepen dhe pa kritere.

Ata që e njohin, thonë se Abazi në fillim ka punuar në Agjencinë për Aviacion Civil, ndërsa karrierën si prokuror e ka filluar si bashkëpunëtor në gjykatën e Kërçovës. Pas disa viteve, është avancuar në prokurorinë e lartë të Gostivarit, e më vonë, në vitin 2018, është bërë edhe shef i kësaj prokurorie.

Cila është pasuria e prokurorit që do ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin?

Në fshatin e lindjes, Zajaz të Kërçovës, posedon edhe shtëpi nga viti 1998 nga prindërit e tij. Si pasuri të tij ai ka paraqitur se posedon një banesë prej 105 m2 në Kërçovë si dhe një Audi A6. Këtë pasuri ai e ka fituar pasi është zgjedhur shef i Prokurorisë së Lartë në vitin 2019.

Në Kërçovë gjithashtu nga viti 1985 posedon banesë me vlerë rreth 30 mijë euro. Në vitin 1999 ka poseduar VW GOLF me vlerë 5000 euro.

Në vitin 2009 ka marr kredi prej 250 mijë eurove, por e ka paguar për 4 vjet-

Ajo që krijon huti është fakti se si ka mundësi një shumë kaq të madhe të kredisë ta paguaj për një kohë shumë të shkurtë. Nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë, 4 vite bëjnë 48 muaj, shuma e marrë është 250 mijë euro, që i bie për çdo muaj ka paguar këste prej 5 mijë e 208 euro ose eventualisht ka mund të paguaj në shumë më të mëdha shpesh herë. Kjo mbase për të ardhur çudi, se nga pagat ekzistuese në vend është shumë e vështirë për të paguar këste të kësaj natyre.

Ndryshe, Abazi mori 66 vota nga gjithsej 160. Në vendin e dytë përfundoi kundërkandidati Ermon Neziri me vetëm dy vota më pak. Kandidatja Vilma Ruskovska mori vetëm 14 vota ndërsa Desa Paunovska vetëm 10 vota.

Cilat janë prioritet e Abazit?

Shefi i sapozgjedhur i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Islam Abazi, i cili nuk kishte program për punë para se të zgjidhej, beson se ka vizion për të ushtruar detyrën me profesionalizëm. Në daljen e tij të parë para gazetarëve Abazi tha se do të luftojë korrupsionin, ndërsa theksoi se ka prioritet plotësimin e vendeve të zbrazëta për prokurorët, në qendrën hetuese dhe digjitalizimin e prokurorisë publike.

A ka dyshime për ndikime politike në zgjedhjen e Abazit në këtë pozitë?

Ai ka mohuar se ka raporte të afërta me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, duke thënë se ka mundësi që e ka takuar ndonjëherë por se nuk ka kontakte personale me të. Edhe përkundër refuzimeve të tij se ka ndonjë lidhje me parti politike, i publikohen fotografi të përqafuar me eksponentë politik partiak. Në njërën nga fotografitë e siguruara nga “Fokus” shihet Abazi i fotografuar me ish-kryetarin e Gostivarit dhe ish- nënkryetarin e BDI-së, Nevzat Beita, së bashku me dy persona të tjerë.

Nga ana tjetër, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka vërejtje për mënyrën se si është zgjedhur personi i parë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka deklaruar kryetarja e antikorrupsionit,  Biljana Ivanovska, duke theksuar se në opinion dolën fotot publike të kreut të ri të Prokurorisë, Islam Abazi me njerëzit e parë të BDI-së, lë hapësirë ​​për të besuar se “ka pasur ndikim”.

Kryetarja e antikorrupsionit nuk mund të thonë nëse dikush u ka imponuar prokurorëve se si të votojnë, megjithatë, sipas saj, në mungesë të disa kritereve, lihet hapësirë të mendojnë se ka ekzistuar ndonjë ndikim.

Në kohën kur vendi është rrugëtimin e gjatë drejtë fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian, ku si sfidë më e madhe dhe kritikë në të njëjtën kohë është krimi i organizuar dhe korrupsioni, në krye të kësaj Prokurorie vendoset një shef i cili deri dje ishte i panjohur për publikun, pa program e duke mos u paraqitur në media fare, merr shumicën e nevojshme të votave, kjo mbase krijon habi. Maqedonia e Veriut, vendi në të cilin është i akuzuar edhe sekretari i Qeverisë për korrupsion, lirshëm mund të përshkruhet si vend në të cilin lulëzon korrupsioni. Megjithatë, mbetet tani të shihet nëse shefi i ri i Prokurorisë do ta luftojë korrupsionin. /Zhurnal.mk

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Si ndikon kërcimi tek njerëzit

Story i radhës

Epoka Rugoviane po rikthehet bujshëm dhe suksesshëm!

Të fundit nga