Isla Fisher thyen heshtjen në lidhje me ndarjen nga Sacha Baron Cohen pas 14 vitesh martesë

1 minut lexim

Isla Fisher ka folur për herë të parë për ndarjen nga komediani Sacha Baron Cohen.

Ajo ndau një mesazh falënderimi për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë drejtim.

“Faleminderit për gjithë mirësinë dhe mbështetjen”, ka shkruar ylli i “Wedding Crashers” në InstaStory.

Image

Isla Fisher

Ylli i famshëm gjithashtu ndau një fotografi të saj duke shijuar një gotë me verë.

Cohen dhe Fisher zbuluan se ishin divorcuar më 5 prill.

“Ne përgjithmonë ndajmë përkushtimin dhe dashurinë tonë për fëmijët tanë”, shtuan mes tjerash ata. “E vlerësojmë sinqerisht që respektoni dëshirën e familjes sonë për privatësi”.

Ata vlen të ceket se u fejuan në vitin 2004 dhe u martuan në vitin 2010.

Cohen dhe Fisher kanë tre fëmijë.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

50 projektet më të financuara të investimeve në vitin 2023 në Shqipëri, ja cili kryeson

Story i radhës

E kishte planifikuar të premten, Zelensky anulon vizitën në Madrid

Të fundit nga