Një grup i Shtetit Islamik e ka marrë përgjegjësinë për një sulm që ka ndodhur në një tempull të sikhëve në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si pasojë e të cilit u vranë dy persona dhe shtatë të tjerë mbetën të plagosur.
Nga ISIS në Khorasan me anë të një profili të tyre në Telegram kanë thënë se sulmi i së shtunës ishte “një akt hakmarrjeje” pas fyerjeve të bëra nga anëtarët e Partisë Bharatiya Janata në pushtet të Indisë për profetin Muhamed.
Nupur Sharma, një zëdhënëse e partisë, kishte bërë komente nënçmuese në lidhje me Profetin Muhamed gjatë një paneli diskutimi në një kanal lajmesh dhe komentet e saj dyshohet se u pasuan nga komente anti-islame nga një lider tjetër i partisë në Tëitter.
Shtatë persona të armatosur ishin përpjekur të sulmonin tempullin në orët e para të mëngjesit të së shtunës dhe të gjithë u vranë pas një përplasjeje që zgjati disa orë, sipas policisë së Kabulit.
Një zyrtar i tempullit tha se 30 njerëz ishin brenda tempullit në atë kohë.
Ndërsa, një zëdhënës i talibanëve ka thënë se e dënojnë fuqishëm veprimin e ISIS, pasi u sulmua ky tempull, shkruan CNN.
Komuniteti sikh edhe më herët ishin shënjestër e sulmeve.