Ishte zhdukur rreth 3 vite më parë/ Eshtrat e gjetura në Mamurras i përkasin Klevis Lleshit

February 6, 2023
1 minut lexim

Policia e Kurbinit ka konfirmuar se eshtrat e gjetura në Mamurras i përkasin, Klevis Lleshit, i zhdukur në vitin 2020.

Eshtrat e të riut u gjetën në fshatin Shpërdhat të Mamurrasit nga banorë të zonës si pasojë e erozionit.

I riu ishte shpallur i zhdukur nga familjarët që në vitin 2020 pasi dyshohej se ishte marrë peng pranë Pallatit të Sportit në Burrel.

Që prej asaj kohe, Prokuroria e Matit kishte nisur hetimet për rastin e 24 –vjeçarit dhe konfirmimi i eshtrave të gjetura është bërë këtë të hënë.

Saga e vrasjeve në familjen Lleshi ka nisur dhjetë vite më parë. I ati i Klevisit, Xhavit Lleshi u vra në një pritë në vendin e quajtur “Pujkë” në vitin 2013, ndërsa pak vite më pas i është vrarë xhaxhai Hajredin Lleshi, pranë shtëpisë.

Kurbin/Informacion sqarues:

Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media, se ditën e sotme, në Mamurras,  janë gjetur disa eshtra që i përkasin shtetasit K. Ll., sqarojmë se: 

Në dhjetor të vitit 2020, në Mamurras, janë gjetur mbetje kockore që dyshohet se i përkisnin shtetasit K. Ll., të cilin familjarët e kishin deklaruar të humbur, në gusht të vitit 2020.  

Instituti i Policisë Shkencore, pas ekzaminimeve, ka sjellë aktin e ekspertimit, me të cilin është vertetuar me anë të ADN-së, se mbetjet kockore të gjetura në Mamurras, në dhjetor të vitit 2020, i përkasin shtetasit K. Ll.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lajçak në Kosovë: Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara duhet të zbatohen

Story i radhës

Tahiri: Kosovë, urime themelimi i Zajednicës, dhuratë nga Kryeministri, shkëlqesia e tij z. Albin Kurti

Të fundit nga

ShkoLartë