“Ishte viti 1999 dhe në Kosovë kishte…”/ Si asnjëherë më parë Vesa Luma publikon një kujtim të veçantë nga ditari i saj

March 25, 2022
1 minut lexim

Në llogarinë e saj në Instagram, Vesa përpiqet të jetë sa më transparente me ndjekësit dhe ndan vazhdimisht emocione të sajat, të bukura ose më pak të bukura.

Së fundmi, këngëtarja ka vendosur të postojë një kujtim nga ditari i saj, kur ishte viti 1999 dhe në Kosovë kishte frymë lufte.

“24 Mars,e merkure,1999 (pjese nga ditari im)
“Eshte ora 20:00 ,mu po me dridhet dora se qetash po e di se situata ne Kosove eshte shume dramatike,prandaj ka nderhy NATO.E tash na e kan nal rrymen”- ka shkruar Vesa në kujtim.

“Kam qene 13 vjece..shume trishtim.. Shume e vertete! Deri vone nuk e kam kuptu rendesine e ditarit! Por fal prinderve te mij qe me kan shty te shkruaj qe 10 vjece ,sot kujtoj shume gjera me vlere!”- ka sqaruar ajo më tej në një koment.

Prej kohësh, Vesa është shpërngulur në Zelandën e Re, ku po jeton me bashkëshortin Big Basta dhe djalin e tyre, Lianin.

Megjithatë, ajo nuk i harron asnjëherë rrënjët dhe shpesh e shohim të vizitojë Kosovën e Shqipërinë./albeu.com

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Parqeve filluan rregullimin e oborreve te QMF-ve të Prishtinës

Story i radhës

Berisha bëhet “kryetar”: Marr përsipër problematikat e krijuara nga Basha, zgjedhjet për krerët e degëve të shtyhen

Të fundit nga

ShkoLartë