ishte shpallur ne kerkim nderkombetar per prodhim narkotikesh arrestohet ne greqi 33 vjecari nga korca 6205188e2babc

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim narkotikësh, arrestohet në Greqi 33-vjeçari nga Korça

February 10, 2022
1 minut lexim

Policia ka arrestuar një 33-vjeçar nga Korça i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar nga gjykata e shkallës së parë për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Policia tha se u ekzekutua vendimi penal për ndalimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar F. D., 33 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 14.05.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

33-vjeçari, rezultonte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Kurila”, të finalizuar më datë 16.11.2019, për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit e shitjes së narkotikëve dhe trafikimit të tyre në drejtim të Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, nga fshati Kurilë, Devoll, gjatë etapave të të cilit janë arrestuar nga Policia disa persona.

Shtetasi F. D., është kapur në Greqi dhe më pas u krye ekstradimi i tij, në drejtim të vendit tonë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

dyshohet se e ka origjinen nga shqiperia me destinacion be kapet sasi e madhe droge ne kosove 6205179bdbcbe
Story i mëparshëm

Dyshohet se e ka origjinën nga Shqipëria me destinacion BE, kapet sasi e madhe droge në Kosovë

kuvend nuk kaloi propozimi i opozites per shfuqizimin e qeverise se perzhines 62051893ebb38
Story i radhës

Kuvend/ Nuk kaloi propozimi i opozitës për shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinës

Të fundit nga

Ahmet Isufi-Kampion universitar në shah 2025

Organizuar nga Feferata e Sportit Universitar të Kosovës dhe mbështetur nga Federata e Shahut e Kosovës, në Sallën e shahut të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është zhvilluar xhiroja e
ShkoLartë