ishte shpallur ne kerkim kapet ne tirane 22 vjecari i denuar me 5 vite burg 6283a080b8dfb

Ishte shpallur në kërkim/ Kapet në Tiranë 22-vjeçari i dënuar me 5 vite burg

May 17, 2022
1 minut lexim

Policia e Tiranës ka arrestuar Erdis Hysko, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi akuzohet për drogë dhe drejtim makine në mënyrë të parregullt.

Sipas policisë ky person është dënuar në shkurt të këtij viti me 5 vjet burgim për drogë, ndërsa në vitin 2021 është dënuar me 2 muaj burgim për për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Tëo”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tëo”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Erdis Hysko, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 28.02.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Gjithashtu, kjo Gjykatë, me vendimin e datës 23.09.2021, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, njofton policia.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

asnje humbje jete dhe 4 raste me covid 19 sot ne kosove 62839fcca4228
Story i mëparshëm

Asnjë humbje jete dhe 4 raste me Covid-19 sot në Kosovë

pogba merr oferte nga juventusi 6283a0c989211
Story i radhës

Pogba merr ofertë nga Juventusi

Të fundit nga

Google njofton: Gemini AI do të vijë në Chrome

Kërkimi në internet po bëhet më i personalizuar dhe përgjigjet janë “më të zgjuara”. Në konferencën e saj vjetore të zhvilluesve të I/O, kompania amerikane e teknologjisë Google njoftoi se po prezanton

Horoskopi i datës 23 maj 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Sot mund të bëni një hap jo konvencional drejt përmirësimit të të ardhurave. Me Uranin që ndikon në sektorin tuaj financiar, jeni të ftuar të rishikoni
ShkoLartë