Romanca e re e Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio arriti lartësi të reja në qytetin e dashurisë.
Supermodelja, 27 vjeç, dhe fituesi i Oscar-it, 47 vjeç, të cilët kanë ndezur thashetheme për lidhje gjatë muajve të fundit, u panë së fundmi jashtë të njëjtit hotel në Francë gjatë ‘Javës së Modës’ në Paris.
Dhe tani një burim i afërt me Gigin ka thënë për E!News se modelja, e cila ka një vajzë 2-vjeçare me ish-partnerin Zayn Malik, është “mirënjohëse” që Leo fluturoi jashtë shtetit për ta mbështetur atë ndërsa ajo mori pjesë në pistat e “Javës së Modës në Paris”.
“Gigi dhe Leo po argëtohen shumë tani”, tha burimi i brendshëm për E!News. “Ata janë përpjekur të qëndrojnë të qetë dhe privatë, dhe ajo ka shijuar kohën që kanë kaluar së bashku.”
Shton burimi, “Gigi është mirënjohëse që erdhi në jetën e saj gjatë kësaj kohe dhe tha se ishte pikërisht ajo që i duhej. Leo është shumë i qetë dhe asaj i pëlqen që marrëdhënia e tyre është e rastësishme dhe e lehtë. Deri tani po shkon mirë.”
Gigi dhe Leo ndezën spekulimet për marrëdhënie gjatë verës pas ndarjes së tij nga e dashura Camila Morrone. Megjithatë, sipas mediave “Ai po shijon të qenit beqar”, dhe “nuk janë seriozë në lidhjen e tyre”.
Një burim i dytë i afërt me Gigi gjithashtu tha se “asnjëri prej tyre nuk dëshiron një lidhje” për momentin.
Pavarësisht raportimeve, duket se dyshja po e shijojnë kohën së bashku. Ata janë shoqëruar disa herë dhe duket se janë të interesuar për njëri-tjetrin.