Zyra për informim e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar raportimin e sotëm se në vitin 2021 ishte planifikuar vrasja e Kurtit.
Zyra e kryeministrit Kurti konfirmon për Gazetën Express se për atentatin e planifikuar ndaj tij, kryeministri Kurti ishte informuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.
Tutje, në përgjigjen e ZKM-së për Gazetën Express thuhet se institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi”, thuhet në përgjigjen e ZKM-së, transmeton Gazeta Express.