Diego Simeone këmbëngul se ishte ‘ndeshja që donim’, pasi Atletico Madrid pësoi një disfatë të ngushtë ndaj Interit.
Atleti u përpoq të neutralizonte kundërshtarët e tyre në terrenin e tyre në këtë ndeshje të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve, duke shpresuar të sulmojë më shumë në ndeshjen e dytë në Wanda Metropolitano më 13 mars.
Marko Arnautovic shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, ndërsa Interi pati disa mundësi, por Jan Oblak i ndali të gjitha.
“Mendoj se ishte ndeshja që donim. Ne ishim shumë afër që të merrnim diçka këtu, bëmë një gabim të madh dhe ata e shfrytëzuan atë në maksimum me golin”.
“Ata kishin dhe situata të tjera ku ne humbëm topin në mesfushën tonë, por në përgjithësi ne luajtëm ashtu siç donim, mbyllëm shumicën e sulmeve të tyre dhe patëm disa raste”.
“Jemi të qetë, shkojmë në ndeshjen e dytë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Gjëja e rëndësishme është të përmirësohemi në pasimet tona, të ndalojmë së dhuruari pasime dhe të jemi më të saktë në kundërsulm”, ka thënë Simeone pas ndeshje.
Cholo u khye në San Siro, ku ai luajti për Interin dhe ishte bashkëlojtar me Simone Inzaghi në Lazio më parë, kështu që të dy e njohin njëri-tjetrin me të vërtetë shumë mirë.
“Unë e dua Simoene Inzaghin, ai është një djalë i mirë dhe jam i lumtur me të gjitha gjërat e mira që po i ndodhin. Por unë ende besoj se Atletico mund ta kthejë rezultatin! Tani duhet të fokusohemi te Almeria dhe kemi shumë ndeshje të tjera të mëdha përpara se të vijë ndesha kthyese”, ka thënë Simeone.