“Ishte grua e mirë, s’kemi dëgjuar debate”, flasin fqinjët e 44-vjeçares që u vra nga kunati në Elbasan

Një ngjarje e rëndë u shënua mesditën e sotme në fshatin Kusarth të Elbasanit, ku një 58 vjeçari Refik Tashi vrau me sëpatë kunatën e tij, Alma Qevani.

Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital. Fqinjët e tyre thonë se nuk janë në dijeni që të kenë pasur konflikte mes tyre.

“Ishte shumë vajzë e mirë. Unë nuk e njoh, thjesht e kam parë kalimthi. Nuk kemi dëgjuar as sherr edhe as debate. Unë nuk kam qenë në shtëpi kur ndodh ngjarja.”, u shpreh fqinja.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qytetarët e kapin hajnin në Prizren

Story i radhës

Zvicra heq vizat për qytetarë e Kosovës

Të fundit nga