Ishte duke pirë me shokët në lokal, vdes 38-vjeçari në Kosovë

January 17, 2023
1 minut lexim

Një 38-vjeçar ka ndërruar jetë papritmas në një lokal teksa ishte duke pirë dhe  biseduar me miqtë e tij.

Ngjarja e rendë ka ndodhur në orët e para të së martës, pas mesante në një lokal në Prizren.

“Rasti ka ndodhur mbrëmë pas orës 00:00 në një lokal në Prizren. Derisa ishte duke biseduar me shokët e tij tanimë i ndjeri, ka rënë nga karrigia pa vetëdije. Ai është dërguar në Qendrën Emergjente ku edhe është konstatuar vdekja”, ka thënë për Express zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi bëri të ditur se trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për ekspertizën mjekoligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjor./albeu.com/ 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bleonah merr urimin më të bukur nga babai

Story i radhës

Apple prezanton çipet e reja M2 Pro dhe M2 Max për MacBook Pro dhe Mac mini

Të fundit nga

ShkoLartë