​Ishte ankoruar, mbytet anija e peshkimit në Durrës

1 minut lexim

Një anije peshkimi është mbytur mëngjesin e sotëm ne portin e ri të peshkimit në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që anija ka qenë e ankoruar në një nga kalatat e portit.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se anija ka qenë e amortizuar dhe pësoi dëmtime gjatë akorimit në kalata.

Dy autovinça të Autoritetit Portual po punojnë për nxjerrjen e anijes nga uji, e cila më pas do të dërgohet në portin e vjetër dhe do të restaurohet.

Të hënën, kapiteneria e portit njoftoi anijet e peshkimit që të futeshin në port për shkak të kohës së keqe.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse nuk keni kohë të mjaftueshme për gjërat tuaja?

Story i radhës

​Kapet hajni i telefonit mobil në Pejë

Të fundit nga