ishp maqedoni vaksinimi anti kovid i preferuar edhe per shtatzenat dhe ato te cilat planifikojne shtatzeni 6201012203a17

ISHP Maqedoni: Vaksinimi anti-Kovid i preferuar edhe për shtatzënat dhe ato të cilat planifikojnë shtatzëni

February 7, 2022
min lexim

Vaksinimi kundër Kovid-19 rekomandohet për shtatzëna. Të gjithë ato që kanë 18 vjet dhe janë më të mëdha se 18 vjet, duke përfshirë edhe ato që janë shtatzëna, të cilat janë gjidhënëse, bëjnë përpjekje që të ngelin shtatzënë ose planifikojnë në të ardhmen, duhet të jenë plotësisht të vaksinuara. Vaksina mund të mbrojë nga komplikime serioze (të rënda) gjatë Kovid-19, ndërsa nëna e shëndoshë është e rëndëssihme për foshnje të shëndoshë, thuhet në raportin të cilin në ueb-faqen e tij e publikoi Instituti i Shëndetit Publik.

Nëse gruaja mbet shtatzënë pasi e ka marrë vaksinën e parë kundër Kovid-19, ndërsa nevojiten dy doza (“Fajzer” ose vaksina “Moderna”), duhet ta marrë vaksinën e dytë që të ketë mbrojtje sa më të madhe të mundshme. Para vaksinimit kundër Kovid19 në shtatzëni rekomandohet konsultim i detyrueshëm me gjinekologun amë në lidhje me vlerësimin e moshës së pacientes, pastaj mosha e shtatzënisë të frytit dhe gjithsesi situatat paraprake shëndetësore individuale, rreziqe dhe sëmundje.

Nevojitet që të dihet se gratë shtatzëna kanë gjasa më të mëdha që të sëmuren nga Kovid-19 (me pasoja) në krahasim me gratë e tjera të cilat nuk janë shtatzënë, vaksinimi mund të mbrojë nga sëmundje të rënda të cilat mund t’i shkaktojë Kovid-19 dhe rekomandohet për gra të cilat planifikojnë të mbesin shtatzënë në të ardhmen, janë shtatzënë ose janë gjidhënëse, gratë shtatzëna mund të marrin dozë përforcuese, për momentin nuk ka dëshmi se cilado vaksinë, duke përfshirë edhe vaksinën kundër Kovid-19, shkaktojnë probleme me fertilitetin te gratë dhe burrat.

Të dhënat e hershme për sigurinë e marrjes së vaksinës kundër mRNA (“Moderna” ose “Fajzer”) gjatë shtatzënisë janë qetësuese. Të dhënat nga sistemet për ndjekjen e sigurisë nuk zbulojnë kurrfarë shqetësime dhe dyshime për gra të cilat kanë marrë vaksinë kundër Kovid-19 vonë në shtatzëni ose për foshnjat e tyre. Shkencëtarët nuk kanë zbuluar rrezik për abort spontan te gratë të cilat kanë marrë vaksinë kundër mRNA Kovid-19 pak para ose pas shtatzënisë së hershme (para javës së 20-të të shtatzënisë).

Qendra për Kontroll të Sëmundjeve (CDC) vazhdimisht i ndjek dhe do të vazhdojë t’i ndjekë gratë e vaksinuara gjatë të gjithë tremujorëve të shtatzënisë që më mirë të kuptohen efektet ndaj shtatzënisë dhe foshnjave.

Vaksinimi gjatë shtatzënisë krijon antitrupa të cilat do të mund ta mbrojnë foshnjën. Nevojiten më shumë të dhëna që të vërtetohet si si këto antitrupa, të ngjashme me ato të prodhuara edhe nga vaksina të tjera mund të sigurojnë mbrojtje të foshnjës.

Rrallë mund të paraqiten efekte të padëshirueshme pas marrjes së cilësdo qoftë vaksinë për Kovid-19, veçanërisht pas dozës së dytë të vaksinës. Gratë të cilat janë shtatzëna nuk kanë paraqitur efekte të ndryshme të padëshiruara nga gratë të cilat nuk janë shtatzëna dhe njerëzit e tjerë të vaksinuar pas vaksinimit me mRNA Kovid-19 (“Moderna” ose “Fajzer”).

Disa njerëz kanë efekte të padëshiruara nga vaksina, që janë shenja normale se trupi i tyre ndërton mbrojtje. Këto efekte të padëshiruara mund të ndikojnë në aftësinë e tyre që të kryejnë aktivitetet të përditshme, por ato duhet të zhduken për disa ditë. Disa njerëz nuk kanë efekte të padëshiruara, ndërsa reaksionet alergjike janë të rralla. Efektet e padëshirueshme të cilat mund të shkaktojnë problem afatgjat shëndetësor janë përfundimisht të pazakonshme pas çfarëdo lloj vaksinimi, përfshirë edhe vaksinim kundër Kovid-19. Nëse paraqiten efekte negative, ato zakonisht ndodhin në afat prej 6 javëve nga marrja e dozës së vaksinës.

Efekte të zakonshme janë dhimbje, skuqje, ënjtje, lodhje, dhimbje koke, dhimbje në muskuj, temperaturë dhe të përziera. Reagime të rënda alergjike pas vaksinimi me Kovid-19 janë të rralla, gati se nuk ekzistojnë. Secili që ka pasur reaksion të rëndë alergjike pasi ka marrë vaksinë kundër Kovid-19 nuk duhet të marrë dozë tjetër nga cilado vaksinë kundërKovid-19 (“Moderna” ose “Fajzer”).

Deri më tani nuk janë gjetur të dhëna për përbërës të dëmshëm të cilët do të mund ta dëmtonin gruan shtatzënë si dhe frytin e saj, e as mund të shkaktojnë Kovid-19 infeksione akute, qëndron në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

qytetari nga ferizaj gjen kuleten me 1 mije e 860 euro ia kthen pronarit 62010032183d2
Story i mëparshëm

Qytetari nga Ferizaj gjen kuletën me 1 mijë e 860 euro, ia kthen pronarit

19 d181d0b0d0bdd0bad186d0b8d0b8 d0b7d0b0 d0bdd0b5d0bfd180d0bed0bfd0b8d181d0bdd0be d0b2d0b3d180d0b0d0b4d0b5d0bdd0b8 d184d0bed0bbd0b8d0b8 620101257591b
Story i radhës

19 санкции за непрописно вградени фолии

Të fundit nga

ShkoLartë