ISHP: Dy punonjësit e ZOO Shkup rezultojnë negativ me “gripin e shpendëve”!

October 21, 2024
1 minut lexim

 

Dy punonjësit e Kopshtit Zoologjik – Shkup kanë rezultuar negativ gjatë testimit për “gripin e shpendëve” – kanë njoftuar nga Instituti për Shëndet Publik. Ata ishin ankuar për temperaturë të lartë trupore por rezultatet laboratorike kanë treguar rezultate negative.

ISHP-ja ka dalë edhe me rekomandime për qytetarët ku thuhet se të gjitha rastet e infektimit me virusin lidhen me kontakt të afërt me shpend të infektuar apo të ngordhur.

“Edhe pse ndoshta ka patur disa raste që nuk janë zbuluar, duket se virusi nuk infekton njerëz dhe nuk përhapet nga njeriu në njeri, bazuar në njohuritë e deritashme të kësaj sëmundje” – thonë nga ISHP-ja.

ISHP rekomandon që mbrojtja më efikase është shmangia e kontakteve me kafshë të sëmura apo të ngordhura, shmangia e kontakteve me kafshë nëpër ferma, tregje kafshësh, vende ku bëhet therrja e kafshëve dhe sipërfaqe që mund të jenë kontaminuar me mbeturina kafshësh.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Partitë e pushtetit po “hekurosin” dallimet, kurse opozita po lëviz në drejtime të ndryshme: LSDM agjendë tjetër, BDI agjendë tjetër!

Story i radhës

Tre punonjëse në NQP-Shkup dyshohen për mashtrim: “Kanë përvetësuar mbi 375 mijë euro përmes manipulimeve me bileta dhe kontabilitet”

Të fundit nga

Milani fiton në Bratisllavë 

Milani ka marrë pikë të plota në Bratisllavë.  “Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Sllovanit. Për Mlanin shënuan Pulisic (21′), Leao (68′) e Abraham (71′) dhe për vendasit Barseghyan (24′) e
ShkoLartë