ISHP ka publikuar raportin për gjendjen me virusin Korona gjatë një jave.
Në periudhën prej 22 gushtit deri më 28 gusht janë testuar gjithsej 5.815 materiale e shihet një ulje prej 15,3 % në krahasim me javën paraprake. Në 34 qytete në vend janë regjistruar 1.763 raste të reja pozitive, një ulje kjo ulje prej 34,3 % në raport me javën e kaluar, tregon raporti javor të Institutit për Shëndet Publik.
Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n=831; 47,1 për qind). Incidenca më e lartë është regjistruar në Dellçevë (272,4/100.000), Gjevgjeli (227,0/100.000), Berovë (211,2/100.000) dhe Kavadar (187,2/100.000).
Janë regjistruar persona të sëmurë nga të gjitha grup moshat. Më e përfaqësuar është grupi i personave të moshës mbi 60 vjeç ( 43 %). Numër më i vogël është regjistruar tek grup mosha prej 10 deri 19 vjeç (2,8%). Lidhur me javën paraprake, është regjistruar ulje tek të gjitha grup moshat (me ulje më të dukshme prej 43 % tek grup mosha prej 10 deri 19 vjeç).
Gjatë javës së kaluar me status “të shëruar” janë bërë 2.437 persona në kushte spitalore apo në mjekim shtëpiak, 30,4 % më pak në krahasim me javën paraprake. Gjatë javës së kaluar janë paraqitur 407 riinfektime, edhe këtu ka ulje prej 37,1 %në raport me javën paraprake.
Janë paraqitur 12 raste të vdekjes, me ulje prej 40 % në krahasim me shtatë ditët e kaluara. Numri më i madh i të vdekurve janë nga Shkupi (8), ndërsa janë paraqitur edhe nga një rast i vdekjes nga Vallandova, Kratova, Ohri dhe Prilepi. Lidhur me grup moshën, 11 të vdekur janë mbi 60 vjeç dhe një i vdekur i grup moshës prej 50 deri 59 vjeç. Nëntë nga rastet e paraqitura kanë vdekur në kushte spitlaore dhe tek 11 janë regjistruar komorbiditete.
Sipas raporteve nga spitalet, gjatë javës së kaluar janë hospitalizuar 28 raste, ndërsa për momentin janë të hospitalizuar 120 persona (pesë më pak në krahasim me javën paraprake , prej tyre 47 janë në mbështetje oksigjeni (dy më shumë në krahasim me javën paraprake). Për fat të mirë nuk ka pacientë në ventilim mekanik invaziv/joinvaziv.