“Ishin zëri i popullit të Kosovës në kohët e errëta”, Osmani nderon me Urdhrin e Lirisë Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi

1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ish-kongresisti dhe ish-kreu i Ligës Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi dhe aktivisten Shirley Cloyes DioGuardi.

Ajo mafje i nderoi me ata me Urdhrin e Lirisë.

Postimi në Facebook:

Ish-kongresisti dhe ish-kreu i Ligës Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi dhe aktivistja Shirley Cloyes DioGuardi ishin zëri i popullit të Kosovës në kohët e errëta, ndërsa kontributi i tyre për t’i afirmuar kërkesat tona kudo në botë, ka qenë i pakrahasueshëm.

Në shenjë falënderimi, në emër të qytetarëve të Kosovës, pata nderin t’ua ndajë atyre Urdhrin e Lirisë.

Angazhimi i pandërprerë i tyre për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, meriton mirënjohjen tonë të përhershme.

Story i mëparshëm

VOA: Rama ambasadorit rus në OKB: Ndalni luftën dhe Ukraina nuk flet në Këshillin e Sigurimit

Story i radhës

Lojtari i NFL-së pret 4 fëmijë nga 4 femra të ndryshme

Të fundit nga