Ishin duke ndërtuar një mur, punëtorët zbulojnë një predhë luftarake, zbardhen dyshimet e para

Mëngjesin e kësaj të diele një predhë luftarake e pa shpërthyer është zbuluar në qytetin e Klosit. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit teksa disa punëtorë po gërmonin për hapjen e një themeli për ndërtimin e një muri pranë një banese.

Predha luftarake është konstatuar pasi është zbuluar nga dheu dhe nga verifikimet paraprake dyshohet të jetë e pa shpërthyer pasi ka ende djegoren në të.

Menjëherë është lajmëruar policia e cila ka rrethuar zonën në mënyrë që të mos preket predha nga askush. Po ashtu, mësohet se është njoftuar Ministria e Mbrojtjes e cila pritet të dërgojë grupin e xhenios që të bëjë të mundur zhvendosjen e predhës luftarake, ndërsa do të kontrollohet vendi nëse ka predha të tjera.

Dyshimet e para janë që predha të jetë aty që prej vitit 1997, kur një nga tunelet që mbante armatime luftarake në vendin e quajtur “Ish pazari i vjetër”, shpërtheu.

Gjatë shpërthimit të municionit luftarak në atë kohë shumë predha u zhvendosën në zonën përreth, që përfshin edhe qytetin e Klosit pasi ka një distancë të afërt me të.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rritet në 72 numri i ushtarëve të vrarë izraelitë gjatë luftimeve në Gaza

Story i radhës

Osmani takon presidentin e Emirateve, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez