“Ishallah s’na detyrojnë të paraqitemi në punë me bluza të bardha”- Leka Bungo, letër të hapur drejtorit të RTSH

October 18, 2022
min lexim

Kreu i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, Leka Bungo, i ka drejtuar një letër të hapur, personale, drejtorit të RTSH-së,Enkelejdi Jotit. Në letër ai thote se drejtuesit “kanë ardhur në Radio Televizionin Shqiptar nga Qendra spitalore e Tiranës”, ndërsa shton se njëmijë punonjës nuk bëjnë dot një spektakël.

Letra e plotë:

(Letra nuk është ne emër te Këshillit Drejtues. Është personale.)

I nderuar zoti Drejtor

Këto rreshta nuk do ti botoja ne qofte se ne mbledhjen e fundit te K. Drejtues nuk do te ndodhte një “ incident “.

Ashtu si ne mbledhjet e mëhershme njoftova Departamentin e Informacionit te sillte një ekip për te xhiruar kroniken .

Ne kohen qe do te niste mbledhja ju ndërhytë :

“Zoti Kryetar , juve nuk keni asnjë te drejte te ftoni Gazetaret pa dijeninë time , aq me shume per një mbledhje te zakonshme qe nuk përben lajm .

Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar jam unë dhe askush nuk ka te drejte te veproje pa urdhrin tim . “

Pas këtij turfullimi dhatë urdhër dhe Gazetaret u larguan duke ngritur supet .

( Statuti I R.T.SH-se , ne Nenin 17 , Germa c : Këshilli Drejtues shprehet publikisht për transmetime , programe , dhe qëndrime te organeve te tjera drejtuese te R.T.SH-se dhe Stafit te tij …)

Kjo skish ndodhur asnjëherë me pare !

Kënaqësia qe te dha “ Incidenti “ te lexohej ne sy .

Me ne fund ia “ tregove vendin “ Kryetarit ne sytë e Anëtareve te Këshillit dhe Gazetareve , te cilët pak minuta me vone do t’u tregonin kolegeve se kishin qene prezent kur Drejtori i Përgjithshëm ia “ futi te dyja këmbët ne një këpucë Kryetarit te Këshillit Drejtues “.

Ne te vërtetë , motivi qe fshihej pas këtij “ Incidenti “ ishte tjetër .

Ne mbledhje do te diskutohej për here te pare pas NENTE muajsh ( !!! ) Raporti i Drejtorisë se Përgjithshme për ecurinë e Reformës qe kishit marre përsipër kur aplikuat për postin e Drejtorit ne R.T.SH .

Ajo qe u detyroj te përzinit Gazetaret ishte “meraku “ se gjate debateve për Raportin prej dhjetëra faqesh , mbushur me hollësira te pa nevojshme qe rropateshin te mbulonin “Hallet” e verteta te Institucionit si :

Shikueshmëria e ulet e Ekranit tone .

Përkeqësimi i Strukturës te ri konceptuar nga Stafi juaj .

Mungesa e Spektakleve artistike .

Pamundësia per prodhimin e Programeve qe duhet te “ushqejnë “ numurin e pafund te kanaleve televizive .

Mungesa drastike e Reklamave e te tjera …

Duke larguar Gazetaret , çdo diskutim do te mbetej brenda mureve te sallës se mbledhjes dhe nuk do te transmetohej ne Ekran .

Kjo ishte edhe arsyeja qe vendosa ti botoja ne shtyp , gjithë sa trajtova ne mbledhje .

* * *

Këshilli Drejtues per te GJYKUAR rreth veprimtarisë te sektorëve te shumte , ne te cilët jane punësuar njëmijë punonjës te profesioneve te ndryshme , duhet te jete i INFORMUAR qe nga nisja e zhvillimit te Projekteve deri ne transmetimin e tyre nëpërmjet valëve te Radios apo Ekranit te Televizionit .

Vetëm atëherë Këshilli Drejtues mund te kryej misionin për te cilin është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë .

Ne qofte se Transparenca është nje nga kolonat kryesore mbi te cilën duhet te mbështetet veprimtaria e Institucionit tone , INFORMACIONI është bazamenti i saj .

Sipas gjykimit tim mungesa e Informacionit për Këshillin nga ana e Drejtorisë se Përgjithshme krijon “ konflikt “ ndërmjet tyre .Konflikt , i cili për hire te se vërtetës nuk është ndërmjet Drejtorit dhe Kryetarit te Këshillit Drejtues , sic përpiqet ta minimizoje ndonjë “avokat “ i juaj ne Këshillë .

Zoti Drejtor

Te gjithë Departamentet e Institucionit janë urdhëruar te mos i japin informacion Kryetarit te Këshillit !!!

Nisur nga një urdhër i tille , i pa besueshëm , ne datën 02.06.2022 , nr. 69/2 , Këshilli Drejtues mori Vendimin e mëposhtëm :

1 . T’i delegoje te drejtën Kryetarit te Këshillit Drejtues zotit Leka Bungo për te marre Informacion lidhur me veprimtarinë e Drejtorisë se Përgjithshme dhe sektorëve te tjerë ne R.T.SH.

2 . Ky vendim hyne ne fuqi menjëherë .

Por pese dite me vone juve dërguat përgjigjen e mëposhtme :

“…Sjellim ne vëmendje se, Drejtori i Përgjithshëm i R.T.SH-se është menaxheri kryesor qe drejton dhe kontrollon administrimin e veprimtarisë se R.T.SH-se , pra organizon dhe menaxhon punën ne R.T.SH. , jo vetëm se ai është personi qe përgjigjet për çdo gjë qe ka te beje me veprimtarinë e R.T.SH-se, por edhe si pasoje e parashikimit Ligjor është ai qe duhet te Informoje Këshillin Drejtues për çdo Informacion te nevojshëm te këtij organi kolegjial .”

Sipas përgjigjes suaj çdo INFORMACION për gjigandin mediatik ku janë punësuar jo me pak se njëmijë punonjës te profesioneve te ndryshme , ku çdo dite gëlojnë qindra probleme , Informacioni duhet te merret VETEM nga Drejtori i Përgjithshëm ?!?

Një qëndrim i tille mund te mbahej vetëm atëherë kur dikush ka “ nuhatur “ se Kryetari nuk e kërkon informacionin për t’ia bere te njohur Këshillit Drejtues por do t’ia “shpërndaj Armikut”.

I nderuar Drejtor , po nëse , larg qofte , lindin dyshime se ju personalisht merreni me ndonjë “ pune te erret “, si duhet veprojmë ?

Duhet t’u drejtohemi JUVE për te na informuar nëse është i sakte apo jo dyshimi ?

Mos ndoshta “ ekskluziviteti i Informacionit “ , është një mënyrë për t’ia dhënë informacionin Këshillit Drejtues me pikatore ?Ose për ta Informuar per ceshtje qe nuk nxjerrin “andrralla “ ?

Ose ca me keq, për te mbajtur fshehur ndonjë paudhësi”?

Opsioni i fundit është me i mundshmi .

Qe nga dita e emërimit tuaj janë bere dhjetëra emërime te reja ne R.T.SH.

Nuk është fjala për punonjësit e thjeshte por për anëtaret me te rëndësishëm qe përbejnë Stafin e Drejtorisë se Përgjithshme .

Qe ne krye te heres kam dyshuar se pjesa me e madhe e tyre eshte emeruar ne menyre klienteliste , personalisht nga ana e juaj dhe per kete u kam vene ne dijeni disa muaj me pare .

Asnjeri prej tyre nuk i është nënshtruar KONKURSIT. ( Statuti i R.T.SH-se ne Nenin 29 , Pika dy , e përcakton qarte dhe ne mënyre taksative :

“ Marrja ne pune behet sipas kritereve te pranimit ne pune , te miratuara me vendim te Këshillit Drejtues te R.T.SH-se , ku përcaktohet edhe përbërja e komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e punonjësve …”.

Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë qysh nga dita e emërimit tuaj .

Megjithatë , ne shkresën e datës 27.05.2022 me nr. 1659/5 , ju ktheni përgjigjen :

“ …Ne përfundim theksojmë se procedurat për marrjen ne pune te punonjësve bëhen sipas kritereve te pranimit ne pune ,te miratuara nga Këshilli Drejtues ne përputhje me Nenin 29 , Pika 2 e Statutit te R.T.SH-se .”

Ne cilen mbledhje te Këshillit Drejtues është përcaktuar

PERBERJA E KOMISJONIT AD-HOC PER TE PERZGJEDHUR PUNONJESIT E R.T.SH-SE ?!?

Ne cilin Statut jeni mbështetur ?

Statuti i R.T.SH-se ka vetëm nje Nen me numrin 29 !

Ta leme një çast mënjanë argumentin e mësipërm për te ardhur tek një tjetër pyetje .

I nderuar zoti Drejtor ,

Mund te ndodhe qe te gjithë anëtaret e Stafit te Drejtorisë se Përgjithshme , me ndonjë përjashtim , te vijnë nga i njejti Institucion ?

E pra …

Drejtoresha e kabinetit .

Drejtoresha juridike .

Drejtori sektorit ekonomik- financiar .

Drejtori i administratës .

Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit

Asistente e Drejtorit te Përgjithshëm .

Shefi i sektorit te kontabilitetit .

Përgjegjësja e pastrueseve ….

Te gjithë këta , ( përfshi edhe juve ) kane ardhur ne Radio Televizionin Shqiptar nga Qendra spitalore e Tiranës , ku ju keni qene Drejtor .!

Mund te behet fjale për GARE , sic pretendoni ju , ne nje rast te tille ?

Shume , shume mund te quhet KOINCIDENCE qe nuk arrin t’i shpëtojë humorit te korridoreve te R.T.SH-se ku here, here dëgjohet ndonjë pëshpërimë :

“ Ishallah nuk na detyrojnë te paraqitemi ne pune me bluza te bardha “.

Madje “ Komisionet “ e ngritura nga ana e juaj kane pasur ne përbërjen e tyre Komisioneve qe nuk kane kaluar VETE ne asnjë Komision .

Edhe pse ka kaluar kohe nga Emërimi tyre , unë jam i mendimit se te gjithë ata , pa përjashtim , duhet japin DOREHEQJEN,

Te njëjtën kërkesë ua kam bere shume kohe me pare .

Unë ngulmoj përsëri se ata duhet te DOREHIQEN dhe te futen ne gare , ashtu si e kërkon Ligji .

Ne te kundërt ata do te mbeten te PA LIGJESHEM përsa kohe do te rrinë ulur ne ato karrige ..

R.T.SH-ja është Institucioni me i madh MEDIATIK e megjithatë ne strukturën e tij drejtuese nuk ka asnjë GAZETAR !!!

Asnjë !

Edhe zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i cili sipas Ligjit duhej te ishte punonjës i Medias , është INXHINJER !

Nderkohe qe Neni 13 i Statutit thote :

“ Zv. Drejtori i Përgjithshëm duhet te ketë përvojë pune ose drejtuese te DREJTEPERDREJTE ne median e shkruar ose audiovizive jo me pak se pese vjet .”

Zv. Drejtori i përgjithshëm është trajtuar ne mënyrë te veçantë nga ana e juaj .

Ai nuk ushtron vetem funksionin e tij .

Ndërkohë ai është emëruar ( me komande ) Drejtor i Prodhimit , e cila ka ne organiken e saj ka rreth njëqind e shtatëdhjetë punonjës , ku pjesa me e madhe janë Regjisore , operatore , Montazhiere , Skenografe , Piktore , me fjale te tjera ARTISTE .

Dhe te gjithe keta udhëhiqen nga një INXHINJER !

Po ky INXHINJER është emëruar Drejtor i Festivalit te Këngës ne R.T.SH !!!

Ne Konferenca ndërkombëtare , ne Delegacione te ndryshme , ne marrëveshje ndërinstitucionale , si ajo me Radio Televizionin e Kosovës , apo me RAI-n , Zv.Drejtori është i kudo ndodhur , ndërkohë qe Këshilli Drejtues informohet per aktivitete te tilla te R.T.SH-se nga portalet e ndryshme , sikur te ishte Këshilli i Ndërmarrjes ne Rrobaqepësinë Ushtarake te Gjirokastrës .

Perse ndodh kjo ?

Sepse , ju i nderuar , i keni ushqyer vetes mendimin se Drejtoria e Përgjithshme është eprore e Këshillit Drejtues , ndërkohë qe sipas Ligjit është kundërta .

Por edhe pse e njihni Ligjin ju e konsideroni K.D-es nje organizëm te përbëre nga njëmbëdhjetë noterë te cilët kane vetëm nje detyre , te ngrenë dorën për te miratuar çdo propozim te bere nga ana e juaj .

Stafi i Drejtorisë se Përgjithshme , i cili nuk ka asnjë Gazetar apo Krijues por vetëm inxhinierë , financiere dhe përgjegjës te ndryshëm , duket si një ekip qe drejton “Uzinën traktori “ dhe jo nje Institucion Mediatik !

Drejtori i Prodhimit dhe ai i Programeve , te cilët mbajnë peshën me te madhe ne realizimin e Programeve te Radios dhe Televizionit , nuk janë emëruar akoma edhe pse ju keni nëntë muaj ne karrigen e Drejtorit te Përgjithshëm .

Pse …?

Procesi i Rekrutimit te atyre qe duhet te marrin përsipër udhëheqjen e punëve , kryesisht ne fushën e krijimtarisë ,nuk është i thjeshte .

Përkundrazi .Është sa i vështirë aq edhe delikat .

Ai kërkon modesti dhe vullnet nga drejtuesit me te larte te Institucionit per t’u konsultuar me Profesioniste te zot jo vetm brenda R.T.SH-se , por edhe jashtë tij .

E vetmja përpjekje nga ana e juaj ne kete rrafsh , është emërimi i Udhëheqësit Artistik te orkestrës Simfonike .

Pa e vene aspak ne dyshim dëshirën e mire dhe Personalitetin e tij artistik , jam i mendjes se emërimi i tij nuk ishte zgjidhja me e mire .

Ai punon dhe jeton ne France .

Cili do te ishte ndryshimi nga një Dirigjent tjetër qe vjen ca dite ne Tirane , dirizhon koncertin dhe te nesërmen largohet përsëri ?!

Misioni dhe detyrat e Udhëheqësit artistik nuk janë te njëjta me ato te një Dirigjenti te përkohshëm .

Për ketë arsye ato nuk mund te realizohen me “korespondence .”

Dhe për te kompensuar mungesën e prezencës se përhershme te Udhëheqësit Artistik pranë Orkestrës keni punësuar me kontrate nje Menaxher ,i cili është i domosdoshëm per mbarëvajtjen e punëve te orkestrës .Mirëpo kur mësova se EDHE ky punon dhe jeton ne France ….?!?

** ** *

Mungesa e gjykimi profesional ne fushën e krijimtarisë artistike , hera herës e ve Drejtorinë e Përgjithshme ne një situate te vështirë , dhe shpesh propozimet e saj tingëllojnë amatoreske .

I tille është rasti i fundit kur sollet per miratim ne Keshillin Drejtuese “ Draft rregulloren “ e Festivalit te Kenges ne Radio Televizion .

( Propozimi mbante ne fund shenimin : Ju lutemi bëni urgjent mbledhjen e Keshillin Drejtues per miratimin e rregullores sepse Festivali është ne muajin Dhjetor .)

E pra , Festivali ka plot gjashtëdhjetë vjet qe zhvillohet vetëm ne Dhjetor !!!

Ky është nje nga rastet tipike kur Drejtoria e Përgjithshme per te realizuar pikësynimet e saj , kërkon te “ Fshihet “ pas votës kolegjiale te Këshillit Drejtues .

Sipas “ Projekt rregullores “ te paraqitur nga ana e juaj , e cila u miratua(!) per here te pare ne historinë e Radio Televizionit Shqiptarë Drejtor i Festivalit te këngës do te jete një INXHINJER .

Megjithatë , për nje çast le ta quajmë normal nje emërim te tille .

Ajo qe është ANORMALE , janë kompetencat qe i jep kjo Rregullore Drejtorit te Festivalit . Ato jane shume por une po citoj dy -tre nga kompetencat :

c) Emerimin dhe dhe shkarkimin pa arsye te Drejtorit artistik te Festivalit . .

f) Emerimin dhe shkarkimin pa arsye te Drejtuesit ( prezantuesit ) te Festivalit .

g) Emerimin dhe shkarkimin pa arsye te Regjisorit te Festivalit .

I) Emerimin dhe shkarkimin pa arsye te autoreve te festivalit , ne cilesine e autorit te skenarit letraro- artistik dhe te autorit te regjise….

Keto dhe Kompetenca te i jane dhene Drejtorit inxhinjer !!!

Ndoshta Neni i Nente i rregullores eshte eshe me absurd.

Ja Neni i nente :

“Kënga fituese e dale nga votimi i PUBLIKUT , përfaqëson Republikën e Shqipërisë ne Festivalin

European te këngës . (Eurovision Song Contest 2023 )

Me fjale te tjera sipas këtij Vendimi ,verdikti per vleresimin e kenges qe do te marre pjese ne Festivalin Europian nuk do te jepet nga nje JURI PROFESIONISTE , por nga shumica e votave qe do te vijne , bie fjala , nga ish kooperativistët e Tërbufit , azili i pleqve te Rrogozhinës , apo ndërmarrja e përpunimit qumështit ne Librazhd .

* * *

Sipas Ligjit Skenarët dhe Projektet e ndryshme ne fushën e Gazetarisë apo te krijimtarisë artistike , miratohen ne Këshillin Artistik .

Per hire te se vërtetës duhet thënë se te gjithë Anëtaret e tij , janë personalitete ne fushat te ndryshme krijuese .

Megjithatë , hera herës , ne gjykimet e tyre ata bien “ PRE “ e presioneve te Drejtueseve te Institucionit .

Këta te fundit , shpesh here e detyrojnë Këshillin artistik te marre ne shqyrtim edhe Projekte qe nuk permbushin kriteret sipas Ligjit .

Gjithsesi , cilido qofte presioni , Anëtaret e Këshillit nuk mund ti shmangen pergjegjesise .

Te me ndjejnë por rasti i miratimit te Projektit per realizimin e filmit “ Prokurori “, pa lexuar Skenarin , duke u mbështetur vetëm tek Synopsys ,…është i pa falshem .

Dhe për fat te keq ky nuk është rast i vetëm .

* * *

Nje nga problemet me te rëndësishme ne transmetimin e Projekteve te R.T.SH-se .i cili nuk ka gjetur zgjidhje , është CENSURA PROFESIONALE .

Shpesh ne Valët e Radios apo ne Ekranin e Televizionit transmetohen programe me nivel te ulet profesional . Kjo ndodh për nje arsye te thjeshte , mungon CENSURA profesionale , ose mekanizmi qe e ben te mundur ate .

Akush nuk ushtron kontroll PROFESIONAL përpara se te Emetohen Programet .

Kësisoj autoriteti i Ekranit te R.T.SH-se është vetëm ne “Duart” e Realizuesit .

Nga ana tjetër Regjisoreve , Gazetareve , Operatoreve , Skenografeve u mungon “ Ai “ qe t’u thotë një fjale te mire , t’u beje një sugjerim , nje vërejtje , t’i përgëzojë… !Edhe një Udhëheqës artistik i cili per tridhjete vjet me radhe është përpjekur te luaj një rol tille , ne strukturën e re është ELIMINUAR !!!

Ndoshta pas ndërtimit te STRUKTURES SE RE ku mungojnë :

Departamenti i Filmit dhe Dokumentarit , Departamenti i Spektaklit artistik , Departamenti i programeve artistike për fëmijë … ,

Ndoshta udhëheqja artistike nuk është e domosdoshme .

* * *

Një nga prioritet qe zuri vendin kryesor ne debatet e mbledhjes , e cila u be shkak per te shkruar këto rreshta ishte MUNGESA e PROGRAMEVE ARTISTIKE ne R.T.SH.

Përveç Festivaleve te këngës dhe Koncerteve per mbrëmjet e vitit te Ri , ne Radio Televizionin me te madh Shqiptar , per te cilin punojnë njëmijë vete , sinjali i te cilit mbulon te gjithë territorin e Republikës dhe shkon deri ne skajet me te largëta te botes ku jetojnë Shqiptarët , ka plot GJASHTE VJET qe nuk ka realizuar qofte edhe nje Spektakël artistik permanent .

AS EDHE NJE !?!

Ne një kohe , kur te gjithë Televizionet e Tiranës , qofshin kombëtare apo lokal realizojnë dhe transmetojnë shpesh , jo nje , por disa Spektakle te natyrës artistike .

Per me shume se tredhjet vjet , Radio Televizioni Shqiptar ka transmetuar QINDRA spektakle për teleshikuesit , njeri me i suksesshëm se tjetri .

Nëpërmjet tyre janë promovuar dhe janë bere te famshëm dhjetëra Ikona te këngës dhe te Humorit .

R.T.SH-ja ka qene “ Materniteti “ i Vace Zeles ,Koco Devoles , Stefan Gajos , Irma Libohoves , Vera Grabockes, , Pali Kukes , Luan Zhegut , Albert Minges ,Sherif Merdanit e dhjetra , dhjetra artisteve te mëdhenj te cilët morën EMER prej tij .

Sot ai nuk eshte ne gjendje te transmetoje per publikun Shqiptarë qofte edhe nje Spektakël artistik ?!

“ Nuk e përballojmë financiarisht “ !!!

Ky është justifikimi sa here qe shtrohet kjo kërkesë ne Këshillit Drejtues .

“ Nuk kemi para “!

Edhe pse ne çdo mbledhje është kërkuar nga Anëtaret e Këshillit Drejtues , edhe pse ju personalisht e keni konsideruar mungesën e Spektakleve artistike si një MUNGESE TE MADHE , sot e kësaj dite , ato I mungojnë Ekranit tone .

Nisur nga debatet e mbledhjes se fundit por edhe nga probleme te ngritura me pare , Ju bëtë një Deklarate te pa zakonte .

“ Ne qofte se gjendja e krijuar ne R.T.SH . nuk ndryshon deri ne muajin mars , unë do te jap DOREHEQJEN .”

Deklarata e juaj ne mbledhjen e Këshillit Drejtues , sipas gjykimit tim , ishte e nxituar dhe emocionale .

Une personalisht nuk e mbështes nje Deklarate te tille .

Sidoqoftë , duke dëgjuar nga goja e juaj konstatimin per gjendjen ne te cilen ndodhet Institucioni i ynë , shpresoj qe edhe ndonjë nga Anëtaret e K.D., i cili ka “ nxituar “ për te votuar propozime qe nuk e ” shpien ujin “ atje ku duhet te mos “ ngutet “ përsëri .

Zoti Drejtor , sipas gjykimit tim , juve nuk duhet TE JEPNI DOREHEQJEN nga posti qe mbani.

JU DUHET TE HIQNI DORE nga Strategjia e Drejtimit te Institucionit .

* * *

Shënim i vecante

Gjithë sa kam shkruar ne këto rreshta , me ndonjë përjashtim , i kam shtruar ne mbledhjen e Keshillit Drejtues . Gjithçka është e regjistruar dhe pasqyruar ne Proces verbal .

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

iPadOS 16 dhe macOS Venture debutojnë më 24 Tetor

Story i radhës

Rritja e dollarit amerikan shkakton probleme në mbarë botën

Të fundit nga

ShkoLartë