Anulimi i fluturimit Milano-Tiranë mbrëmjen e kësaj të premte la më shumë se 60 pasagjerë në aeroportin e Malpensës, në mëshirë të fatit. Një kalvar me sorollatje i nisur prej orës 14.00 të kësaj të premte dhe vijon përtej ditës tjetër.
Në mesin e pasagjerëve ka edhe foshnja, të moshuar apo persona të sëmurë.
Një prej pasagjerëve tha për BalkanWeb dhe News24 se kishte udhëtuar drejt Italisë për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Ai rrëfen se është i sëmurë dhe gjendja e tij shëndetësore është delikate.
Pasagjeri shton gjithashtu se policia kishte ndërhyrë në avion dhe i ka zbritur ata me forcë, duke shtuar se “na trajtuan si kriminelë”.
“Isha në Itali, bëra një ndërhyrje dhe sot do të kthehesha në Shqipëri. Kam probleme shëndetësore. Tani kam ngelur në mes të katër rrugëve”. “Sollën policinë në avion, a thua se jemi kriminelë”.
BURIMI: Bota Sot