isha e cmendur danja rrefen per lidhjen me ish partnerin u fejua me nje vajze te virgjer 67e0506e3f67f

“Isha e çmendur…”/ Danja rrëfen për lidhjen me ish-partnerin: U fejua me një vajzë të virgjër

March 23, 2025
1 minut lexim

Gjatë një bisede të bukur me Eglin, Danja ka vendosur mbrëmë që të tregojë një histori të saj personale. Banorja ka folur për një marrëdhënie të saj me një djalë që ajo e konsideroi toksik.

“Unë jam 32 vjeçe sot. E kam kaluar një histori dashurie shumë të madhe, në mendjen time shumë të madhe. Ajo ishte ajo toksikja. Në atë kohë ajo më dukej e madhe. Isha e çmendur, e çmendur”, tha Danja, e cila më pas shton:

“Ndoshta nuk duhet ta them këtë për respekt të babait tim, se gocë veriore dhe unë nuk e di babi marrëdhënien time”.

Banorja u shpreh se babi i saj do jetë shokuar aq shumë e ka përmendur Redin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

“Edhe kjo e Redit, e ka shokuar që e kemi përmendur kaq shumë po me këtë do merrem pasi të dal nga këtu se nuk e njeh. E kanë marr vesh 3 fiset e mia, fisi i mamit, i babit dhe i Vites”, tha ajo.

Duke iu rikthyer lidhjes së saj të mëparshme, Danja vijoi duke thënë se për herë të parë dikush u largua nga ajo, pasi ai kishte zgjedhur që të ikte. Më pas ajo kishte marrë vesh se ish-partneri ishte fejuar me një vajzë të virgjër.

“Në atë kohë ishte uau, por ishte më toksikja. E kur unë u zgjova nga gjumi kisha të bëja me një njeri që pa vetëm interesat e veta dhe iku. Iku ai, ka qenë hera e parë në jetë që iku dikush nga unë. Zgjodhi ai të ikte për arsyet e veta. Për momentin nuk rashë dakord me ato arsye, po kam bërë një luftë 3 vjet me veten. Afrohej dhe largohej dhe unë i mbushja mendjen vetes se mbase nuk është kështu, mbase është ashtu. Mora vesh se u fejua me një vajzë të virgjër”, tregoi Danja.

Banorja e përfundoi rrëfimin e saj duke thënë se i është dashur një javë që të marrte veten, e kjo falë mbështetjes dhe këshillave të motrës së saj, Ertila.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

prishtina sonte po renditet e 71 ta ne bote per ndotje te ajrit 67e04f3966bfe
Story i mëparshëm

Prishtina sonte po renditet e 71-ta në botë për ndotje të ajrit

kontrolle ne te gjithe komunat prioritet cerdhet dhe shkollat 67e0549f66808
Story i radhës

Kontrolle në të gjithë komunat, prioritet çerdhet dhe shkollat

Të fundit nga

Pse e mbështet SPAK-un, flet Basha

Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha në një intervistë për emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka treguar arsyen e përkrahjes së tij ndaj Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Basha ka
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë