Ish zv/ministri: E takova pak orë pas vendimit, ja ҫfarë më tha Salih Mustafa

min lexim

Ish zëvendësministri i qeverisë PAN, Isa Xhemajlaj në një postim të tij në Facebook ka treguar se ka takuar vetëm pak orë pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale, Salih Mustafën.

Xhemajlaj shkruan se, “Ai erdhi në takim me plot zë e zell;  “Lirinë e kemi te realizuar tashmë, ne kemi fituar me plot dhimbje e sakrificë por pas një shekulli tani jemi të lirë”.

Ai thotë se dje ka takuar poashtu edhe mikun dhe bashkëluftëtarin Hysni Gucatin Kryetarin e OVL të UÇK’së.

‘Gjatë qëndrimit në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, takuam edhe ish Presidentin Hashim Thaqi dhe ish Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, plot vullnet e moral ishin. Morëm vec vullnet e dashni për vendin tonë. Nesër do ta takojmë edhe  bacin Jakup, sinonimin tonë të rezistencês shqiptare, drejtësisë e barazisë”, shkruan ai.

Image

Pamje nga vizita

Postimi i plotë:

16.12.2022 HAGË

Sot me Arianin dhe Armendin vizituam bashkëluftëtarët në Hagë.

 Pak orë pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale kundër Salih Mustafës, e takuam atë në Qendrën e Paraburgimit në Hage.

U përqafuam si shokë si miq të kahmotshëm si bashkëluftëtarë e kolegë.

Në pak sekonda para syve mu shfaq krejt padrejtesia e hedhur mbi të dhe mbi popullin tonë liridashës, por Cali  ishte shendrruar në motiv e vullnet për ta rritur moralin e shokëve aty.

Besojmë se padrejtesia do të kthehet prapa në Gjykaten e Apelit dhe të rikonfirmohet e drejta jonë, e derjta  shqiptare, por prapa nuk mund të kthehet më as Liria e as Republika,as Shteti ynë  🇦🇱🇦🇱🇽🇰🇽🇰.

Ai erdhi në takim me plot zë e zell;  “Lirinë e kemi te realizuar tashmë, ne kemi fituar me plot dhimbje e sakrificë por pas një shekulli tani jemi të lirë.

Le ta denojnë të kaluarën e hidhur të popullit tonë, por Lirinë do ta kemi përgjitmonë.

 “Fati individual sado i padrejt e i hidhur të jetë, pak ka rëndësi”.

Po ashtu sot takuam edhe mikun dhe bashkëluftëtarin Hysni Gucatin Kryetarin e OVL të UÇK’së.

 Ai javë më parë ka kaluar operim të rëndë në Hagë, ku ka trajtuar  plagët e shumta të luftës, ka amputuar gjymtyrët e lëna të trupit në luften tonë për çlirim.

Ishte mirë me shëndet dhe moral.

Sa shume vuajtje e krenari brenda mureve te padrejtesise.

Gjatë qëndrimit në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, takuam edhe ish Presidentin Hashim Thaqi dhe ish Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, plot vullnet e moral ishin. Morëm vec vullnet e dashni për vendin tonë.

Nesër do ta takojmë edhe  bacin Jakup, sinonimin tonë të rezistencês shqiptare, drejtësisë e barazisë.

Çdo takim brenda atyre mureve të padrejtësisë padyshim është i sikletshëm dhe i rëndë, por asnjëherë nuk i zbehet vullneti për të luftuar për drejtesi e barazi.

#liripërçlirimtarët

Story i mëparshëm

Daneva: Të hënën do ta shqyrtojmë vendimin për rastin “Target-Fortesa”

Story i radhës

Televizionet që degradojnë dhe bastardojnë çdo gjë kombëtare duhet të mbyllen pa si e pse?!

Të fundit nga