ish zevendesministri i jashtem grek xydakis beleri ka pas nje histori te erret 64e37d118f6e2

Ish-zëvendësministri i Jashtëm grek, Xydakis: Beleri ka pas një histori të errët

August 21, 2023
1 minut lexim

Beleri nuk është i pafajshëm dhe ai ka pas një histori të errët, deklaroi sot ish-zëvendësministri i Jashtëm në qeverinë e SYRIZA-s, Nikos Xydakis, sipas gazetës greke ”Proto Thema”.

Duke folur për televizionin shtetëror grek, ERT, Xydakis theksoi se “edhe Athina edhe Tirana e dinë rolin e Belerit”.

”Ai nuk është njeri i pafajshëm, ai ka një histori politike dhe një histori të errët. Duhet ta pastronte këtë histori shumë muaj më parë. Dhe jo të bëhet një ngërç diplomatik në marrëdhëniet jo aq të mira mes Athinës dhe Tiranës”.

Gjykata Speciale për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi sot kërkesën e re të avokatëve të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri për zëvendësimin e paraburgimit me masa të tjera shtrënguese, në mënyrë që ai të betohet dhe të marrë zyrtarisht detyrën e tij.

Beleri qëndron në paraburgim për tre muaj, gjë që i heq mundësinë e betimit si kryetar bashkie, pas skadimin të afatit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

trnc nuk behet fjale per ndalimin e punimeve te projektit te rruges pile yigitler 64e37c98ae3be
Story i mëparshëm

TRNC: Nuk bëhet fjalë për ndalimin e punimeve të Projektit të Rrugës Pile-Yiğitler

publikohet agjenda e programit ne greqi ku do te marre pjese kurti i pranishem do te jete edhe zelensky 64e37f661728b
Story i radhës

Publikohet agjenda e programit në Greqi ku do të marrë pjesë Kurti, i pranishëm do të jetë edhe Zelensky

Të fundit nga

ShkoLartë