Ish-z/ministri i Arsimit: Ministria do të duhet të bënte marrëveshje me bankat, shumë prindër kanë probleme me xhirollogari

August 25, 2023
min lexim

Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, e-Kosova, është hapur linku ku prindërit apo kujdesatarët e fëmijëve mund të aplikojnë për sigurimin e mjeteve për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët.

Mirëpo pak orë pasi u publikua linku për aplikim për subvencionime, platforma ka rënë nga sistemi.

Për këtë formë të blerjes të librave, ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa shprehet pesimist se do të funksionojë.

Ai thotë se rezultatet do të jenë se do të ketë shumë vështirësi tek prindërit.

“Personalisht dyshoj që kjo formë e sigurimit të teksteve të vendosura nga ministria e Arsimit do të funksionojë 100%, për arsye se ditëve të ardhshme ne do të shohim që do të ketë shumë prindër të cilët kanë hasur në vështirësi”, tha ai.

Mustafa thotë se Ministria e Arsimit do të duhej të bënte marrëveshje me bankat.

“Do të ketë prindër që nuk do të kenë xhirollogari të hapura, po ashtu nuk do të kenë llogari të hapura në e-Kosova, dhe ka prej atyre të cilët i kanë xhirollogaritë e bllokuara nga bankat, dhe nuk e di nëse ministria e Arsimit që për këtë çështje të bëjnë ndonjë marrëveshje edhe me bankat, në mënyrë që së paku këto mjete të cilat dedikohen për blerjen e librave të mos bllokohen”, tha ai.

Ish-zv/ministri i Arsimit, Nehat Mustafa ka ngritur dyshimet se shumë prindër mund të keqpërdorin mjetet e dedikuara për blerjen e teksteve shkollore.

E për këtë, ai bënë thirrje që të themelohen komisionet e veçanta.

“Tani Ministria e Arsimit duhet të themelojë komisionet e veçanta në bashkëpunim me drejtoritë rajonale të arsimit, në bashkëpunim me drejtorët e shkollave, në bashkëpunim me drejtorët e shkollave dhe mësimdhënës, në mënyrë që pastaj të verifikojnë se a mund të ketë edhe keqpërdorime nga ana e ndonjë prindi”, deklaroi ai.

 Mustafa për tekstet shkollore: Nuk ka qenë problemi te çmimi i shtrenjtë, por te “afera”

Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Mirëpo, ky ndryshim i kësaj praktike erdhi pasi, sipas Nagavcit, dikasteri që ajo drejton ka dështuar të bëjë marrëveshje me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

E një gjë të tillë po e hedh poshtë, ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa.

Ai thotë se këtu ka të bëjë me afera.

“Çështja e shtrenjtimit të librave me mjetet që u vendos të ndahen për nxënës, u dëshmua që nuk është çmimi i shtrenjtë problem, por mund të ketë probleme të tjera që fshihen, ta quaj ashtu afera. Në tenderin që ministria ka shpall ka alokuar buxhet diku 4.3 milionë euro, ndërsa tani me shumë që do ta ndajë për nxënës për sigurimin e teksteve shkollore, shpenzimet do të shkojnë mbi 9 milionë euro”, u shpreh ai.

Ai thotë se për këtë vendim, ministria është dashur të tregojë më herët.

“Për vendimin që ka marrë tani Ministria Arsimit është dashur që së paku disa muaj më herët t’i njoftojë prindërit, t’i njoftojë shtëpitë botuese, në mënyrë që prindërit të kenë kohë të mjaftueshëm që gjatë muajit korrik, gusht të mundeshin të furnizoheshin me libra, e jo tash do të kenë gjatë këtyre dy tre ditëve një fluks të paparë dhe të papërballueshëm edhe nga libraritë të cilat janë në komuna”, tha ai.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës, Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Ajo tha se mjetet do të dalin në xhirollogari që nga fillimi i javës së ardhshme.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U mori jetën dy turistëve italianë, zbardhet dëshmia e drejtuesit 17-vjeçar

Story i radhës

Luana Vjollca me pushime në Mykonos të Greqisë

Të fundit nga

Si t’i pastroni ulëset e veturës?

Përgjigjet janë të fshehura në shtëpinë tuaj. Ulëset e veturave janë bërë nga pëlhura jashtëzakonisht të forta që mund të përballojnë ngarkesa të rënda. Megjithatë, ato janë të ndjeshme ndaj ushqimeve të

Martin: Nxora mësime nga viti 2023

Horge Martin fitoi titullin e parë kampion në Moto GP, teksa triumfoi këtë sezon me skuadrën Dukati Pramak. Spanjolli ishte i pranishëm në “Fim Awards”, ceremonia e ndarjes së çmimeve të fundvitit
ShkoLartë