Ish-ushtarja e UÇK-së Valbonë Vranja ka treguar se u bë pjesë e UÇK-së që në moshën 15-vjeçare.
“Kam qenë në moshën 15-vjeçare, edhe pse kam qenë e re, jam rritë në një familje shumë atdhetare dhe nuk na ka munguar një frymë e tillë. Kam qenë në Drenicë për 6 muaj, pastaj kam kaluar në zonën e Pashtrikut”, tha ajo.
Vranja u shpreh se më 8 Mars ka qenë në vijë të frontit.
“Në atë kohë, më 8 Mars, kemi qenë në vijë të frontit dhe nuk më ka shkuar mendja, e kemi harruar këtë festë. Lulja e 8 Marsit erdhi më 12 qershor”, u shpreh tutje ajo.