Ish-ushtari i UÇK-së dërgohet në paraburgim ekstradues prej 30 ditësh në Maqedoni të Veriut

1 minut lexim

Ish -ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani dërgohet në paraburgim ekstradues prej 30 ditëve në burgun hetues të Shutkës.

Flet-arresti ndërkombëtarë i lëshuar nga ana e Serbisë në Interpoll është pranuar nga Gjykata Penale dhe Ramadani 30 ditët e ardhshme do të qëndrojë në burg.

Propozimin për masën e kujdesit e ka dhënë Prokuroria e krimit të organizuar.

Ndryshe, KMDLNJ ka reaguar pas arrestimit të Blerim Ramadanit, ish-pjesëtar i UÇK-së nga autoritetet maqedonase, me urdhërarrest të Serbisë, duke thënë se shpeshtimi i rasteve të arrestimit po bëhet si hakmarrje nga Beogradi zyrtar për arrestimin e serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë.

 

Story i mëparshëm

Morena Taraku në lidhje dashurie?

Story i radhës

“Çmendet” moti në jug të vendit/ Stuhi shiu nga Dhërmiu, në Borsh dhe Himarë

Të fundit nga