Ish-ushtaraku zbulon arsyen pse Putin nuk i jep fund luftës

July 20, 2022
1 minut lexim

Ermal Jauri, ish-ushtarak, Kryetar i qendrës “George Marshall”, ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’, në lidhje me luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

Jauri ka analizuar strategjinë ushtarake të ndjekur nga presidenti Vladimir Putin në agresionin ndaj Kiveit.

Ai është shprehur se lideri rus ka hyrë në një rrugë me humbje kolosale në të gjitha aspektet, qoftë ekonomike, ushtarake apo njerëzore, por e vetmja arsye që nuk e lë t’i japë fund luftës, është se nuk dëshiron të pranojë humbjen.

“Putin e ka deklaruar se fatkeqësia më e madhe e Rusisë ishte rënia e BRSS. Që rusët në vendet e tjera ta quajnë veten të huaja. Kjo i dhemb Putinit, sot ka hyrë në një rrugë me humbje kolosale ushtarake, ekonomike, njerëzore dhe nuk mund të kthehet në shtëpi duarbosh dhe i humbur, pa sjellë dot nënën Rusi. Zgjerimi i NATOS përkundrejt kufirit rus ka qenë vija e kuqe ruse, se e ka parë zgjerimin si një kërcënim të sigurisë kombëtare ruse”, është shprehur ai.

Jauri ka shtuar se në aspektin ushtarak Putin ka dështuar, ndërsa ka shpjeguar që e vetmja arsye që ka siguruar rezistencën ruse në çdo luftë që kanë qenë të përfshirë, ka qenë pikërisht epërsia ushtarake.

“Në aspektin taktik ushtarak çdo sulm kur thyhet është i domosdoshëm kalimi në tërheqje e riorganizim. Këtë po bën Putin tani. Po riorganizohet, por po ngul themel edhe në territoret që ka zënë.

Mos harrojmë Krimenë.

Ishte katalizatori i parë që bota nuk e mori seriozisht. Nuk kishte asgjë tjetër veç një sinjal që Putin mori parasysh që nëse bëj këtë këto janë sanksionet që do të merren ndaj meje e pati kohë mjaftueshëm të bënte Back up plan.

Në aspektin ushtarak është një dështim total. Çdo luftë që ka futur trupa ushtarake të çdo lloj kategorie Rusia ka treguar që ka rezistuar vetëm për një element, për shkak të numrave. Ushtarët e tyre kanë qenë thjeshtë numra dhe nuk e ka pasur problem nëse vritet një apo 100 mijë, dhe duke pasur masivitet, ai që vritej zëvendësohej dhe nuk ishte problem”, tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Abdixhiku: Manifesta në Prishtinë bëri bashkë artistë nga e mbarë bota

Story i radhës

Ministri i Jashtëm ukrainas i reagon Lavrovit: Rusët duan gjak, jo negociata

Të fundit nga

ShkoLartë