Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan, ka deklaruar për një nga televizionet tona se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai thotë se Trump e ka emëruar Grenellin si të dërguar për misione të veçanta pikërisht për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Këtë deklaratë e për “Bota sot” e ka komentuar, ish-ushtaraku, Muahrrem Maralusha.
Ai thotë se, Trump-i dhe Grenell-i do ta mbajnë premtimin që ia bënë Vuçiqit në vitin 2020.
Sipas tij, ata kanë për t’ia dhënë veriun Serbisë, por duke mbajtur shpresë se Kurti dhe populli i kOsovës nuk do ta lejonë të ndodhë kjo.
“Trumpi dhe Grenelli, do ta mbushin premtimin, do ta mbajnë fjalën që ia dhanë Vuuçiqit në tetor 2020, me ja dorëzuar veriun e Kosovës, Serbisë, për 10% të aksioneve të Trepçës. E në anën tjetër udhëheqësia e opozitës, prapë do lehin si zagarët mbas lepurit: amerika kurrë nuk na lë në lloq… Esat Pashë Toptani, Ahmet Zogu, Enveri, Edi Rama, e kryen punën e tyre.
Por, jam mëse i sigurt se Albini dhe populli nuk do ta lejojë me e shit veriun edhe pse opozita është gati me bë këtë punë”, shprehet ai.
Burimi: botasot.info