ish ushtaraku me frikeson levizja maqedone nje aleance me vuciq 67dca73ae8767

Ish-ushtaraku: Më frikëson ‘Lëvizja maqedone’, një aleancë me Vuçiq?

March 21, 2025
1 minut lexim

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka reaguar pas komenteve të fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq rreth bashkëpunimit në mbrojtje mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Plenkoviq tha se Kroacia nuk ka nevojë ta pyes askënd rreth kësaj, as Serbinë dhe as NATO-n.

Kësisoj ai i reagoi Vuçiqit i cili mes tjerash deklaroi se tre vendet që firmosën deklaratën të martën në Tiranë  shkelën marrëveshjen e vitit 1996 dhe hapën një garë armësh.

Për këtë çështje në Edicionin Special ka folur Esat Qollaku, ish-ushtarak në Kroaci.

Qollaku ka thënë se Vuçiq ia ka frikën, por edhe e xhelozon këtë nismë. Ndër tjera, ai ka thënë se shqetësuese e sheh siç e quan ai “Lëvizjen maqedone”, e cila sipas tij, ka bashkëpunim të fshehtë me Serbinë.

“Të dyja i xhelozon dhe ia ka frikën, siç e shohim Serbia ka humbur miqësinë në Evropë dhe pothuajse edhe në Ballkanin Perëndimor, pothuajse çdo kund. Megjithatë ajo që mua më brengos është Lëvizja Maqedone që është një lëvizje jo e mirë, dhe faktikisht është duke ndodhur një farë aleance e heshtur me pushtetin maqedonas tani”.

“Në kohët e fundit edhe në Maqedoni të Veriut e kanë parë se Vuçiqi me një farë formë të veten që e ka, edhe pse është në heshtje nuk ka qenë arrogante siç ka qenë ndaj Malit të Zi, e ka parë Z.Mickoski se është duke e humbur sovranitetin e saj brenda për brenda Maqedonisë së Veriut, sepse lëvizjet serbo-sllave brenda Maqedonisë së Veriut kanë ngritje jashtëzakonisht të madhe, sepse kjo ka ndodhur duke e ditur se në zgjedhjet e kaluara shqiptarët humbën,   dhe zhvillimet politike apo mburoja politike që ishte në të kaluarën për Kosovën sot nuk e kemi më”, ka thënë Qollaku.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gjykata europiane ka ndeshkuar shqiperine te denuarit me probleme mendore nuk kurohen por kycen ne burgje 67dc9ddad434e
Story i mëparshëm

Gjykata Europiane ka ndëshkuar Shqipërinë, të dënuarit me probleme mendore nuk kurohen por kyçen në burgje

selektori i kosoves kemi mundur te shenojme me shume gola 67dcaafa76f62
Story i radhës

Selektori i Kosovës: Kemi mundur të shënojmë më shumë gola

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë