Ish-trajneri I Shqipërisë mbron De Ketelaeren

December 25, 2022
1 minut lexim

Charles De Ketelare po vuan për t’u përshtatur me futbollin italian dhe deri tani nuk po jep “shkëndijat” që prisnin gjithë tifozët e Milanit. Kampionët e Italisë shpenzuar në verë 32 milionë euro për të firmos me fantazistin belg.

21-vjeçari numëron vetëm një asist në Serie A, por kuqezinjtë e dinë se viti i parë do të jetë i vështirë dhe ende besojnë te shpërthimi i De Ketelare. Të njëjtin mendim ndaj edhe Christian Panucci, ish-trajneri i kombëtares shqiptare.

“De Ketelaere ka nevojë për kohë. Ai vjen nga një kampionat (belg) ku ritmi nuk është shumë i lartë, por është një djalë i ri dhe pritshmëritë ndaj tij janë të mëdha.

Ai nuk ka arritur ende të shprehë potencialin e tij, por kështu ndodhi edhe me Sandro Tonalin në sezonin e tij të parë me Milanin.

Sot është titullar i pazëvendësueshëm, vrapon për 90 minuta, gjatë dueleve të fundjavës dhe në mesjavë. Sandro është bërë një futbollist i jashtëzakonshëm”, theksoi Panucci.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ASH: Të lehtësohet kalimi në Tabanocë, qytetarët maltretohen në kolona

Story i radhës

Dalin detaje nga sherri, si përfunduan në spital kushërinjtë, gjithçka nisi në dasmë

Të fundit nga

ShkoLartë