Ish-trajneri i Dortmundit merr drejtimin e RB Leipzigut

1 minut lexim

Skuadra gjermane, RB Leipzig, e ka emëruar në krye të skuadrës ish-trajnerin e Borussia Dortmundit dhe Borussia Monchengladbachut, Marco Rose.

Rose merr rolin e trajnerit te Leipzigu pas shkarkimit të Domenico Tedescos, i cili u turpërua në Ligën e Kampionëve nga Shakhtar Donetsk me rezultat 4:1, përcjell KosovaPress.

Rose ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me klubin.

Ku, tani është në dorën e 45 vjeçarit që të rikthej formën e Leipzigut, pasi që momentalisht ky i fundit zë vendin e 11 në Bundesliga pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sanksionohen 124 shoferë, 11 nën efektin e alkoolit

Story i radhës

Tre të arrestuar për transport pa leje të druve

Të fundit nga